E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe rrafshohen ndertesat. Aksion per ndertimin e rruges

36 objekte janë prishur nga inspektoriati ndërtimor i Lezhës për të bërë të mundur fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës në Lagjen “Nënë Tereza” e krijuar dhe mbipopulluar pas viteve ’90 dhe me një gjendje infrastrukturore jo të mirë. Sipas projektit kjo rrugë do të lidhë autostradën Lezhë- Tiranë me qendren e lagjes.

”Kanë dalë probleme nga disa ndërtime që janë bërë në mënyrë abusive siç janë rrethimet, ndërtime të shtëpive një katëshe, pjesë edhe dyqanesh. Inspektoriati I ndërtimit ka marrë të gjitha masat për të ndërhyrë dhe për t’I prishur këto ndërtime dhe për t’I hapur rrugë investimit që do të zhvillohet në këtë zonë. Janë evidentuar 36 ndërtime që do preken nga Inspektoriati I Ndërtimit” tha kryeinspektor i IN të Lezhës, Gjovalin Sokoli.

Sipas Sokolit pronarët e  ndërtimeve që pengojnë punimet e rrugës dhe që u rrëzuan ishin njoftuar zyrtarisht konform procedurave ligjore dhe gjatë aksionit nuk ka patur kundërshtime , madje banorët kanë bashkëpunuar duke ndërhyrë vetë në objektet e tyre.

Lindita Kokaj   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›