E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iken i katerti ne spital reagon Ambasada Britanike

Ne diten e tete te greves se urise se para dhe tetraplegjikeve eshte larguar ne gjendje te rende shendetesore njeri prej tyre z. Adem Demushi 51 vjec. Dje ka ardhur dhe reagimi i pare i nderkombetareve ne lidhje me situaten e krijuar. Ne nje reagim gati te paprecedente Ambasada e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane kerkoi nga qeveria shqiptare qe ajo te beje hapin e pare ne zgjidhjen e ketij problemi.

Perpos qeverise Ambasada ne fjale kerkoi me shume angazhim edhe nga Keshilli Kombetar per Personat me Aftesi te Kufizuara per te cilen tha neper rreshtat e njoftimit per shtyp se ne keto vitet e fundit i eshte akorduar ndihme financiare nga OSBE dhe nga vete Ambasada ne fjale...

Ne nxisim palet e perfshira qe te angazhohen ne dialog konstruktiv per te zgjidhur shqetesimet e tyre. Si hap i pare ne inkurajojme Keshillin Kombetar per Personat me Aftesi te Kufizuara te takohen urgjentisht per te diskutuar ceshtjen thuhej ne njoftimin e Ambasades se Mbreterise se Bashkuar Britanike. Ne kete njoftim behej e ditur gjithashtu se Keshilli Britanik ka punuar me OSBE-ne per te forcuar Keshillin Kombetar per
Personat me Aftesi te Kufizuara i cili synon te krijoje nje cilesi me te mire te jetes per njerezit me aftesi te kufizuara.

Kjo fjali duket se ishte shtuar per te nxitur nje rol me aktiv te ketij keshilli madje per ta vene ate dhe qeverine shqiptare para pergjegjesise. Efektiviteti i Keshillit Kombetar ne fund te fundit do te varet nga te gjithe anetaret e tij duke marre persiper axhenden e tij dhe te angazhohen ne menyre konstruktive per ta realizuar ate. shte pergjegjesi e perbashket e qeverise dhe shoqatave me aftesi te kufizuara per ta arritur kete perfundonte reagimi i britanikeve ne Tirane.

Situata e renduar

Grevistet para dhe tetraplegjike gjithnje e me shume po kalojne situate te veshtire sa i takon gjendjes shendetesore dhe si pasoje nje pjese e tyre jane derguar ne spital. Me largimin dje nga greva te 51 vjecarit Adem Demushi shkon ne 4 numri i grevisteve te shtruar ne spital. Nga ana tjeter ende nuk ka shenja te nje pakti mes tyre dhe qeverise per ti dhene fund kesaj situate.

Jemi te semure por do vazhdojme te rezistojme deri ne fund. Ne nuk dalim nga greva pa na u plotesuar kerkesat. Ato cka kerkojme jane nje e drejte njerezore per te perballuar mbijetesen ndaj duhet te degjohet zeri yne pohon Mybere Prizreni. Ata i vleresojne si jetike kerkesat e tyre ekonomike ndaj dhe apelojne per vemendje dhe per me teper humanizem ndaj kesaj shtrese. Grevistet kerkojne qe paketa higjieno-sanitare te shkoje ne 30 mije leke dhe pagesa e kujdestarit ne 1 mije e 200 leke.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›