E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria 65 vjet e 6 muaj burg per 8 hajdutet e bizneseve

TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet kerkoi nga togat e zeza te shpalle fajtore dhe te denoje me 65 vjet e 6 muaj burg tete te pandehurit e arrestuar ne operacionin me emrin e koduar Hija e Nates pasi gjate 10 muajve keta te pandehur kane kryer 10 grabitje te ndryshme mes tyre edhe ata te Ambasades se Danimarkes ne Tirane.

Ishin prokuroret Besnik Muci dhe Anton Martini te cilet ne seancen e djeshme gjyqesore e 21-ta per nga numri me leje te peseshes gjykuese kane lexuar konkluzionet perfundimtare ndaj tete te pandehurve. Pas renditjes se kronologjise se ngjarjeve dhe 10 vjedhjeve te kryera nga tete te pandehurit ne kuader te organizates kriminale gjate periudhes Shkurt - Dhjetor 2009 prokuroret kerkuan masat e denimit per secilin prej tyre.

I vetmi qe mori nje mase te vogel denimi ishte i pandehuri Euklid Habili pasi ky ka bashkepunuar me organin e akuzes duke spiunuar mbi gjithe funksionimin e bandes. Sipas prokurorise te pandehurit Elton Lika Sajmir Kuci dhe Sulejman Bakalli kane krijuar drejtuar dhe organizuar kete Grup te Strukturuar Kriminal pasi kane qene personat qe perzgjidhnin objektet qe do te vidheshin pergatisnin mjetet e thyerjes dhe transportit si dhe urdheronin pjesetaret e tjere te grupit.

Nderkaq te pandehurit Admir Burri dhe Dritan Duka u denuan pasi duke pasur dijeni te plote per aktivitetin kriminal te bandes kane kryer vezhgimin dhe ruajtjen e objekteve qe do vidheshin kane siguruar mjete dhe kane kryer transportin e autoreve dhe sendeve te vjedhura si dhe kane marre pjese dhe vete aktivisht ne realizimin e vjedhjeve.

Te pandehurit Taulant Mataj Euklid Habili dhe Drinald Mataj gjithashtu kane marre pjese ne vjedhjet e organizuar nga drejtuesit e kesaj bande hajdutesh. Sipas pretences rezulton e provuar se drejtuesit bandes Lika Kuci e Bakalli kane rekrutuar persona nga rrethi i te njohurve te tyre ose te aferm te personave qe do te vidheshin dhe perfitonin informacion lidhur me sasine e lekeve qe ndodhen ne zyre apo shtepi si dhe lidhur me ekzistencen ose jo te kasafortave.

Pervec ketyre informacioneve te pandehurit siguronin edhe planimetrine e objektit menyren se si ruhej nese kishte apo jo persona ne shtepi dhe kur ishte koha qe ata largoheshin.

RASTET
-Me date 22 shkurt 2009 te pandehurit Lika Kuci Bakalli dhe Burri ne bashkepunim kane vjedhur nje kasaforte ne ambientet e pikes se lojerave te fatit Admiral qe ndodhet ne bulevardin Bajram Curri ne Tirane brenda saj ndodheshin 600 mije leke te reja.



- Me date 30 mars 2009 te pandehurit Lika Bakalli Kuci dhe Burri ne bashkepunim kane vjedhur kasaforten e agjencise turistike A.T.H.S. qe ndodhet ne rrugen Dede Gjo Luli ne Tirane ne brendesi te se ciles ishin 33.600 Euro 2920 USD dhe 39 000 leke.

- Me daten 28 Prill 2009 te pandehurit Lika Bakalli Kuci dhe Burri kane hyre ne banesen e I.ela qe ndodhet ne rrugen Hamit Shijaku ne Tirane duke prere me oksigjen deren e baneses se nje kati me poshte duke vjedhur brenda kasafortes shumen prej 340 000 Euro 13 400 000 leke dhe 5000 Paund.

- Ne date 22 Tetor 2009 rreth ores 0200 te pandehurit Lika Bakalli Kuci dhe Duka ne bashkepunim kane tentuar te vjedhin banesen e shtetasit D. Pashako qe ndodhet ne Lagjen Ali Demi ne Tirane duke tentuar te nxjerrin nga muri kasaforten por kane deshtuar dhe jane larguar.

- Me date 23 Tetor 2009 te pandehurit Lika Bakalli Kuci Mataj dhe Duka ne bashkepunim kane vjedhur zyrat e ambasades se Mbreterise se Bashkuar te Danimarkes ne Tirane rruga Deshmoret e 4-shkurtit duke vjedhur 1000 Euro dy kompjutere portative dhe sende te tjera.

- Me date 03 Nentor 2009 te pandehurit T.Mataj Habili ne bashkepunim me persona te tjere te paidentifikuar kane vjedhur zyrat e shoqerise Merkaj qe ndodhet ne rrugen Sulejman Delvina ku kane vjedhur nje kasaforte brenda te ciles ishte nje sasi prej 1 000 000 lekesh.

- Me date 11 Nentor 2009 te pandehurit T.Mataj Habili ne bashkepunim me persona te tjere te paidentifikuar kane tentuar te vjedhin zyrat e shoqerise Pasha Travel qe ndodhet ne rrugen Vaso Pasha ku nuk kane gjetur vlera monetare sic pretendonin dhe jane larguar.

- Me date 06 Dhjetor 2009 te pandehurit Lika Kuci Duka dhe nje person tjeter i paidentifikuar kane tentuar te vjedhin ne ambientet e brendeshme te shoqerise Skutari Konstruksion sh.p.k. duke tentuar te hapin kasaforten e shoqerise por ne pamundesi per ta hapur jane larguar.

- Me date 06 Dhjetor 2009 te pandehurit T.Mataj Habili ne bashkepunim me persona te tjere te paidentifikuar kane vjedhur zyrat e shoqerise Ferano Grup ne rrugen Ymer Kurti Tirane duke vjedhur nje sasi lekesh tre lap-tope dhe dy aparate telefonike dhe me pas jane larguar.

- Me date 12 Dhjetor 2009 rreth ores 0300 eshte vjedhur me zyra e shoqerise turistike Ferrotours ndodhur ne Durres prane Stacionit te Trenit prone e shtatasit B.Reso kane vjedhur nje kasaforte ku ndodheshin 4000 euro. Kjo vjedhje eshte kryer nga te pandehurit Lika T.Mataj D.Mataj te cilet pasi nuk kane mundur te hapin kasaforten e kane hedh nga ballkoni duke vendosur ne makinen e tyre. Por rruges per ne Tirane ne ndjekje i eshte vene policia e cila arriti ti arrestoje te pandehurit.

PRETENCA
Elton Lika te denohet me 13 vjet burg
Sulejman Bakalli te denohet me 12 vjet e 6 muaj burg
Sajmir Kuci te denohet me 12 vjet e 6 muaj burg
Admir Burri te denohet me 10 vjet burg
Dritan Duka te denohet me 8 vjet e 6 muaj burg
Taulant Mataj te denohet me 4 vjet burg
Euklid Habili te denohet me 3 vjet e 6 muaj burg
Drinald Mataj te denohet me 1 vit e 6 muaj burg

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›