E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iken i nxehti, temperaturat bien 10 grade

I nxehti i ketyre diteve eshte larguar duke ua lene vendin diteve te fresketa te cilat nuk do ti kalojne te 30 gradet. Meteorologet kane parashikuar per nje ulje te temperaturave deri ne 10 grade celsius, e cila eshte nder qe diten e diel, ku temperaturat deri ne darke pesuan nje ulje prej 7 gradesh.
Ndryshimi
Iken i nxehti afrikan. Te pakten per disa dite, pasi sinoptikanet paralajmerojne se ai do te kthehet serish ne fillim te gushtit. Pas nje jave kur zhiva e termometrit u ngjit gati cdo dite ne vlerat 40 grade celsius, sinoptikanet japin lajme te mira. Sipas meteorologeve, dita e shtune ishte e fundit e ketij muaji kur termometri shenoi vlera kaq te larta, ndersa duke filluar qe nga dita e sotme e pergjate gjithe javes se fundit te muajit korrik ato do te ulen ndjeshem me 5 deri ne 10 grade celsius. "Kemi nje ndryshim te kushteve atmosferike. Me ardhjen e reshjeve te shiut ne nje pjese te mire te vendit do te kemi ulje te menjehershme te temperaturave te cilat do te zgjasin deri ne fund te muajit korrik. Per pasoje edhe deri do te kete dallgezime" pohojne meteorologet.
Shiu
Edhe Tirana eshte perfshire dje nga shirat dhe, sipas specialisteve te Sherbimit Meteorologjik, temperatura maksimale ne kryeqytet shenoi 31 grade celsius. Gjate javes qe kaloi temperatura maksimale ne hije arriti ne Tirane arriti ne 37 grade. Sinoptikanet sqarojne se kjo ulje e vlerave te temperaturave do te preke te gjithe rajonin e Mesdheut, perfshi ketu edhe Shqiperine, ku vlerat maksimale te temperaturave nuk do t'i kalojne te 30 gradet. Por ata qe i kane prenotuar pushimet ne muajin gusht te mos merziten, pasi sinoptikanet kane paralajmeruar serish nje rritje te temperaturave ne fillim te muajit gusht.
"Lajthitjet" e motit, pasoje e ngrohjes globale
Duket se moti po luan shume me ne gjate ketyre viteve te fundit. Tashme gjithkush po ve re se edhe stinet jane pakesuar, nga kater ato tani duket se jane bere vetem dy, dimer dhe vere. Debore aty ku nuk ka rene kurre, apo thatesire ne vende ku reshjet jane karakteristike jo vetem ne vjeshte dhe dimer por edhe ne vere. Keto jane kapricot e motit si pasoje e ngrohjes globale. "Keto ndryshime jane vene re fillimisht ne vende te tjera si Spanja dhe Portugalia, por tashme edhe Mesdheu po perballet me keto situata. Pavaresisht se ne vazhdojme ti kemi te katerta stinet, pranvera dhe vera jane shume te shkurtra, nderkohe qe dy te tjerat jane teper te gjata dhe me temperatura sa minimale ashtu edhe maksimale" ka pohuar meterologia, Porja nga "Meteoalb". Fenomene qe meteorologet i quajne ngjarje ekstreme te paparashikueshme. Te tilla e kane goditur shume pellgun e Mesdheut gjate stines se dimrit, ndersa do te kete edhe cudi te tjera gjate veres, e cila pritet te jete me shume luhatje. Sinoptikanet shpjegojne se si pasoje e ndryshimeve klimatike, dimri qe sapo kaluam ishte i ngrohte e ndersa ne disa dite kur mendohej se pranvera po afronte vendi yne u izolua nga debora e dendur. Po keshtu edhe me veren, kur ne te njejten periudhe te muajit qershor pas datave 20 temperaturat pesuan nje ulje deri ne 17 grade celsius.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›