E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq ne SHBA, temperatura te larta dhe permbytje masive

Nje vale e madhe te nxehti ka perfshire disa pjese te Shteteve te Bashkuara. Ne zonen e Uashingtonit, meteorologet paralajmeruan se kushtet e motit jane bere te rrezikshme per te qendruar jashte nderkohe qe temperaturat kane arritur deri ne 38 grade celsius. Me ne jug, ne Richmond te shtetit Virginia, u regjistruan temperatura deri ne 40 grade. Edhe ne shtete te tjera pergjate brigjeve lindore te vendit u regjistruan temperatura te larta.
Ne rajone te tjera ka patur shira te rrembyer. Ne Cikago te shtetit Ilinoi, zyrtaret thane se te shtunen paradite ra me teper se 18 centimetra shi, i cili shkaktoi vershime dhe probleme transporti. Ne shtetin Uiskonsin, guvernatori Xhim Dojll shpalli gjendjen e jashtezakonshme ne Miluoki, ku stuhite e medha te shiut dhe permbytjet detyruan shume njerez qe te largohen nga shtepite, demtuan objekte te infrastruktures dhe shkaktuan nderprerje te energjise elektrike.Edhe zyrtaret ne shtetin Ajova njoftuan se permbytjet shkaktuan carjen e nje dige ne pjesen lindore te ketij shteti dhe paralajmeruan se disa zona te banuara mund te permbyten. Guvernatori i Ajoves, Cet Kalver ka mobilizuar Garden Kombetare dhe banoret ne afersi te diges jane evakuuar.
Nderkohe qe edhe Italia nje nate me pare eshte perfshire nga stuhite e shiut dhe shtrengatat te cilat shkaktuan deme ne banesa si dhe thyerje te pemeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›