E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeket: Kujdes femijet nga luhatja e temperaturave

Jo vetem vapa e madhe dhe i ftohti shkaktojne viroze dhe fluks te pacienteve ne urgjencat e spitaleve, por edhe ndryshimi i temperaturave here pas here ashtu sikurse ka ndodhur edhe gjate ketyre diteve. Ulja e menjehershme e temperaturave me 5 deri ne 7 grade celsius brenda disa diteve ka rritur ndjeshem numrin e pacienteve te cilet kane pasur probleme shendetesore, pothuajse te ngjashme, dhe kane kerkuar ndihmen e mjekeve.
Nga kjo viroze, e cila lidhet ndjeshem edhe me luhatjen e temperaturave, jane kryesisht te rriturit dhe shume me pak femijet. Sipas bluzave te bardha, keto viroza shkaktohen nga ndryshimi i menjehershem i temperaturave te cilat nuk mund ta arrihen te suportohen nga trupi i njeriut. "Organizimi dhe trupi i njeriut pershtatet me temperaturat e ambientit dhe nese keto temperatura ndryshojne me disa grade brenda nje kohe shume te shkurter personat me probleme kronike manifestojne menjehere probleme te shendetit. E njejta gje ka ndodhur edhe keto dite me nje pjese te mire te pacienteve te cilet jane prekur nga kjo viroze e ndryshimit te temperaturave, qe shkakton kryesisht diarre dhe te vjella" kane pohuar mjeket. Simptomat e kesaj viroze jane me te lehta se te gripit te zakonshem, ndaj jane te shumte qytetaret qe vazhdojne aktivitetin e tyre ne pune, cka ka sjelle edhe infektim te personave te tjere. Te dhenat qe vine nga poliklinikat por edhe nga spitalet tregojne se simptomat e ketij virusi, jane kolle, rrufe, lodhje muskujsh, temperature e lehte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›