E Diel, 1 Nëntor 2026

Ozil lojtar i Realit, refuzoi Interin


Babai i mesfushorit gjerman, Mesut Ozil, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja mes Real Madridit dhe Werder Bremenit, njofton e përditshmja turke Hurriyet.

"Ne kemi premtuar se nëse Werderi e mban sivjet atë, vitin e ardhshëm ai do të largohet si transferim i lirë", theksoi Mustafa Ozil.

Ai gjithashtu konfirmoi se djali i tij ka marrë ofertë shumë më të mirë nga Interi, por vendosi që ta refuzonte atë për të kaluar te Los Blanocs.

"Mesut dhe unë qëndruam në shtëpinë e Florentino Perezit në Madrid, ai na ftoi neve dhe gjithçka u zgjidh shpejt . Kemi pasur ofertë shumë të mirë nga Interi, por Real Madridi është Real Madridi".

"Djali im ka thënë se klubi i vetëm që ai dëshiron të transferohet është Real Madridi", përfundoi babai i supertalentit gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›