Ikën për darkë në Vlorë, i vjedhin 5 milionë lekë
Lënë për disa orë banesën, kur kthehen u kishin vjedhur 5 milionë lekë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Levan të komunës me të njëjtin emër në Rrethin e Fierit. Burimet policore tregojnë se Flamur Shahaj me familjen kishin shkuar për të darkuar në Vlorë, por kur janë kthyer në shtëpi kanë konstatuar se në banesën e tyre u kishin vjedhur nga komodina e dhomës së gjumit 5 milionë lekë. Burimet zyrtare të policisë së Fierit pohojnë se në vendngjarje janë gjetur gjurmë gishtash dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.