E Diel, 1 Nëntor 2026

Furnela elektrike shkrumbon shtëpinë-kasolle

Ka përdorur kasollen e bagëtive për shtëpi, por nuk ka fjetur në të më shumë se tre muaj. Paraditen e së hënës, ajo është djegur plotësisht bashkë me pajisjet e orenditë shtëpiake. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fanjë të Komunës Qukës në Librazhd. Mësohet se flakët e zjarrit kanë përfshirë shtëpinë e 40-vjeçarit Avni Pjetri, i cili jetonte me gruan dhe fëmijët në kasollen e lopës, të ndërtuar me dërrasa. Nga veprimet e para procedurale është konstatuar se shkak për rënien e zjarrit mendohet të ketë qenë një furnelë elektrike, e cila përdorej për gatim.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›