Plagos shokun me thikë, prangoset nga policia
Një grindje mes dy shokëve ka përfunduar me përleshje me thika, për pasojë njëri prej tyre është plagosur rëndë, ndërsa tjetri është prangosur nga policia. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, te sheshi "2 prilli", përballë ndërtesës së prefekturës. Mësohet se Albi Nurja dhe Florenc Harusha janë grindur për motive të dobëta. Debati mes tyre ka degjeneruar në përleshje fizike, ku më pas Harusha ka goditur me thikë 20-vjeçarin Nure. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa Harusha është arrestuar.