E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iker Kazijas, portieri i vitit 2011

/* */

MADRID, 4 janar 2012 -  Kapiteni i Kombëtares spanjolle dhe i Realit të Madridit, Iker Kazijas, u zgjodh si portieri më i mirë i vitit 2011 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Kazijas, 30 vjeç, mblodhi 248 pikë, ose 118 pikë më sumë se rivali i tij më i afërt, portieri i Bajernit, Manuel Nojer (130 pikë) dhe ai i Barcelonës, Viktor Valdes (114 pikë).

Në listën e midis 16 portierëve më të mirë të vitit 2011 janë dy spanjollë, dy holandezë dhe dy italianë, katër prej tyre militojnë në Serinë A italiane, katër në Premier Ligën angleze dhe dy në La Ligën spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›