E Shtunë, 31 Tetor 2026

Labinot Haliti i jep fitoren Njukasëll Xhets

/* */

NEWCASTLE, 4 janar 2012 – Sulmuesi shqiptar Labinot Haliti i dha tri pikë të arta skuadrës së tij, Njukasëll Xhets, në fitoren 3-2 kundër Gold Koast Junaitid, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin australian.

26-vjeçari i lindur në Prishtinë, hyri si zëvendësues, por shënoi golin e fitores, një minutë pasi Traora i Gold Koast Junaitid shënoi goli e barazimit 2-2.

Goli fitues i Halitit, i cili ka luajtur me Teutën në Shqipëri, i dha fund serisë prej katër ndeshjesh pa fitore të Njukasëll Xhets.

Për Halitin ky ishte goli i tij i parë në 11 aktivizime.

Në kampionatin australian luan edhe ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Besart Berisha, kosovari i Brisbane Roar, me 9 golat e tij është dhe golashënuesi më i mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›