Ikin dy këshilltarë, e djathta merr këshillin bashkiak në Fier

Shkak është bërë largimi i dy këshilltarëve në drejtim të Partisë Demokratike, çka ka sjellë edhe ndryshime në përbërjen e këshillit bashkiak.
Një këshilltar i Partisë Socialiste dhe një i Partisë Socialdemokrate, ju bashkëngjitën grupit të këshilltarëve demokratë, duke e çuar në 18 numrin e këshilltarëve për këtë forcë politike kundrejt 17 që ka "Aleanca për të ardhmen".
Pas rikonfigurimit, grupi i këshilltarëve të djathtë tashmë në mazhorancë kanë shkarkuar kreun e këshillit bashkiak Donika Jorgaqi, e cila ka qëndruar vetëm pak javë në këtë post. Pika e dytë e rendit të ditës të takimit të jashtëzakonshëm ishte zgjedhja e kryetarit të ri, nënkryetarit, këshilltarëve të qarkut. Kryetar i këshillit bashkiak u zgjodh Vasil Ndreko, përfaqësues i PD, Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës Fier, ish- deputet i PD.
Shkak për ndryshimet-siç pretendojnë këshilltarët- janë vendimet antiligjore të ish-kryetares Jorgaqi në mbledhjen e parë. Në takim merrte pjesë prefekti i prefekturës Fier, Bujar Hasaj, deputetët e PD, Enkelejd Alibeaj e Vasillaq Ngresi. Kryebashkiaku Baftjar Zeqaj dhe deputetët Albert Çaçi dhe Armando Subashi të PS e kanë quajtur këtë mbledhje jo legjitime dhe nuk do të njohin vendimin e saj. Ata janë shprehur se do t'i drejtohen gjyqësorit pasi dy këshilltarët "rebelë" të së majtës nuk ishin të konstituuar dhe nuk e kishin marrë mandatin. /S.Ll/Start/
2011-09-20 10:16