E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë e opozitës bashkohen, por mungojnë “radikalët”

 Pas takimit të zhvilluar në selinë e PDK-së së Nard Ndokës, në emër të opozitës foli Preç Zogaj, i cili theksoi se Kodi i ri Zgjedhor duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Sipas tij, në këtë Kod duhet të reflektohen maksimalisht mendimet dhe opsionet e partive të opozitës, me qëllim që të ketë më shumë transparencë në zgjedhje, të maksimalizohet fuqia elektorale e të gjithë subjekteve dhe ajo që është më e rëndësishme, të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo, sipas Zogajt, "përfaqëson vazhdimin e betejës tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. 

"Duhet të nënvizoj faktin se partitë pjesëmarrëse në tryezë ranë dakord që të punojnë si një subjekt i vetëm politik megjithëse janë parti të ndryshme. Pra opozita do të punojë si subjekt politik për reformën", nënvizoi Zogaj. Ai nuk sqaroi në detaje propozimet e bëra, duke thënë se "sot s’do të flasim për sistemin se ky është një proces që do vazhdojë, por në të ardhmen do të flitet më konkretisht”.

Zogaj bëri të ditur se "u krijua dhe një grup pune që do të mbajë komunikimin aktiv dhe të gjallë me përfaqësuesit e opozitës në parlament”. Sipas tij, "themelore është që opozita do të vazhdojë në këtë formë betejën e saj për zgjedhje të lira". /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-20 15:36
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›