E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli liron dy prej anëtarëve të Bandës së Lushnjës

Trupi i gjykues ka vendosur lirim të menjëhershëm për shtetasin Afrim Hoxha, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 17 vite burg, ndërsa për shtetasin Rexhep Gina, masa e dënimit është ndryshuar nga 16 vite në 10 vute burgim.

Megjithëse edhe ky shtetas përfiton lirimin për shkak-siç pretendojnë avokatët mbrojtës-të qëndrimit në qeli për 10 vite. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin që Arben Boriçi dhe Ilir Stërgu të dënohen me burg të përjashtëm. Anëtarë të tjerë të bandës famëkeqe të Lushnjës, Erjon Cici do të vijojë të vuajë dënimin me 25 vite burg dhe Jorgo Muzakën i cili u dënua me 6 vjet burg.

Në prag lirimi është edhe një tjetër anëtar i kësaj bande, shtetasi Arjan Aliço, i cili e ka kryer tashmë periudhën e dënimit prej 5 vitesh burg. Të akuzuarit si anëtarë të "Bandës së Lushnjes", akuzohen për disa vepra të rënda penale, si disa vrasje të kryera në kuadër të organizatës kriminale, disa vjet me parë, në vendin tonë. Tashmë, Gjykata e Apelit pritet të marrë vendimin edhe për kreun e kësaj bande, Aldo Bare, i cili nëse lihet në fuqi vendimi i një shkalle më poshtë, ai do të qëndrojë sa të jetë gjallë në burg. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-20 13:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›