E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fton biznesin amerikan për investime

Gjatë këtij sesioni u shfaq edhe një video promovuese të Shqipërisë, natyrës dhe potencialeve të saj. Kryeministri Berisha bëri një prezantim shumëplanësh të zhvillimit ekonomik të vendit dhe treguesve ekonomiko-fiskalë, reformave ekonomike, fiskale dhe dixhitalizimit të procedurave administrative të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në funksion të bërjes së vendit sa më tërheqës për investimet e huaja.

Kreu i qeverisë shqiptare ftoi sipërmarrësit amerikanë të investojnë në Shqipëri, duke i garantuar ata se do të gjejnë një mjedis shumë miqësor për investimet dhe projektet e tyre. Forumi për Investimet, i parë i këtij lloji që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u prit me interes të madh nga përfaqësuesit e kompanive dhe grupeve financiare amerikane që e ndoqën atë.

I pyetur se ku mund të investojnë këto kompani, Berisha tha se “Shqipëria ka fushat e veta të mëdha siç janë energjia, turizmi, minierat, arsimi, por sugjerimi im është aty, ku ata gjejnë përfitimin më të madh”. Kryeministri Berisha ndodhet në Nju Jork, për të marrë pjesë në sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së cilës do t’i adresohet me një fjalë në seancë plenare. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-20 10:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›