E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e sigurimeveISSH: Emigrantëtrrezikojnë vitet e paguara

TIRANE- Emigrantët shqiptarë që do të kthehen në atdhe për pushime mund të përfitojnë për të paguar sigurimet shoqërore dhe për të përfituar kështu pension kur të mbushin moshën.

Në të kundërt, ata do të humbasin pagesat që kanë bërë për vite të tëra përpara se të nisesin në emigrim. Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve shoqërore shpjegojnë aktualisht vetëm 26 mijë emigrantë rezultojnë në skemën e sigurimeve shoqërore, ndërkohë që jashtë vendin punojnë dhe jetojnë me qindra mijëra qytetarë shqiptarë.

Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve shoqërore bëjnë të ditur se po punohet me vendet ku ka emigrantë shqiptarë me qëllim që periudhës së kontributeve të sigurimeve në Shqipëri t’i bashkangjitet edhe ajo që është paguar në shtetet e tjera dhe në këtë mënyrë, të përfitohet pensioni.

Pritet që së shpejti të realizohet mundësia që emigrantët shqiptarë të paguajnë sigurimet shoqërore direkt nga vendet ku jetojnë, pa qenë e nevojshme që të kthehen në Shqipëri.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›