E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në Greqi, nënado të shesë veshkënpër të shpëtuar familjen

ATHINE- Nje nënë e dëshpëruar kërkon të shesë veshkën në këmbim të një “cmimi të mirë” për të përballuar situatën dramatike ekonomike të familjes së saj.

Lajmi publikohet në të përditshme greke Proinos Logos. Gazeta saktëson se gruaja, 52 vjecare i kishte telefonuar redaksisë për ti kërkuar të publikonon njoftimin e shkurtër: Për shkak të vështirësive ekonomike, jam gati të shes një veshkë në këmbim të një cmimi të mirë”.

Në momentin kur gazetarët e redaksisë i kanë treguar se shitja e organeve ishte e ndaluar me ligj gruaja ka shpërthyer në lot. Ajo u ka treguar se bashkëshortin e kishte të papunë, se ajo nuk mund të punonte për shkak të gjëndjes së saj shëndetësore dhe fëmijët gjendeshin të mbytur në borxhe për shkak të punëve që i kishin vajtur keq e më keq.

“Nuk kam zgjidhje tjetër- ka shpjeguar 52 vjecarja- vetëm të shes një organ për të shpëtuar familjen time. Kjo është e gjitha cka më ka mbetur”.

Gazeta greke titulloi artikullin “Shet një veshkë për boxhet” duke komentuar se ky është vetëm një ndër rastet që sinjalizon vështirësitë ekonomike të grekëve për shkak të krizës.
(s.g/Ansa/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›