Rama: Cdo ditë një protestë, ti japim fund këtij pushteti
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u bëri thirrje sot shqiptarëve të bashkohen dhe të protestojnë cdo ditë pa ndalim për cdo shkelje që iu bëhen nga pushteti. Rama theksoi se 30 Prilli do të kulmojë me një protestë madhështore në Bulevardin e madh për të vazhduar më pas pa ndalim sërisht së protestuari deri në dhënien fund të keqqeverisjes.
“Të bashkohemi të gjithë për të refuzuar faturat e pa përballueshme të kësaj qeverie që zhytet përditë në borxhe duke rritur çmimin e jetesës. Të bashkojmë forcat për të denuar krimin elektoral dhe për të hapur kutitë e shpresës. U bëj thirrje të papunëve, jo vetëm atyre që iu vodhën votat më 28 Qershor, të rimarrin në dorë fatet e familjeve të tyre. Çdo ditë një protest për tu rikthyer më 30 prill në mitingun e madh të Tiranës”.
Sic theksoi Rama vetëm të bashkuar mund ti jepet fund pushtetit që po qeveris keq vendin. “Vetëm të bashkuar mund ti japim fund këtij pushteti që pasi fundosi zgjedhjet fundosi ekonominë duke varfëruar xhepat cdo ditë e më shumë”.
Ai këmbënguli se të njëjtën gjë duhet të bëjnë bujqit, ish-minatorët dhe ata që nuk gjejnë shteg në këtë shtet që dhunon këdo që sështë me familjen në pushtet”, u shpreh Rama.
Partia Socialiste, vijoi ai, ndjen detyrimin e pashmangshëm të pjesëmarrjes në çdo protestë ku do të ftohet nga qytetarët.
Kryeu i PS bëri të ditur se 30 Prilli jo vetëm që do të jetë dita e protestës së fuqishme qytetare, por do të jetë dhe nisja e protestave të mëtejshme. “Do ti japim jetë një proteste të pandalshme. Protestat nuk do të përfundojnë pas 30 prillit, por do të vazhdojnë edhe pas 1 Majit e më tutje. Sot më shumë se kurrë është koha për tu ndarë me anë të protestës nga e shkuara që shkel cdo të drejtë të individit” njoftoi Rama në konferencën e shkurtër për shtyp.
(d.b/BalkanWeb)