Bosje, perfaqesues BE- SHBA nisen ne Sarajeve
SARAJEVE- Përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së do të udhëtojnë, neser drejt Sarajevës, ku do të mbahet takimi në të cilin ata do të kërkojnë nga liderët në Bosnje-Hercegovinë të pranojnë deklaratën e përgatitur nga Spanja, kryesuesja e radhës e Unionit, që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese në Bosnje.
Takimi zhvillohet me iniciativën e zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, James Steinberg dhe shefit të diplomacisë spanjolle, Migel Angel Moratinos.
Iniciativa paraprake euro-amerikane vjen pas mossuksesit në muajin tetor kur pakoja e ndryshimeve kushtetuese e propozuar nga SHBA-ja dhe BE-ja ishte hedhur poshtë nga përfaqësuesit e tri bashkësive etnike, që jetojnë në Bosnje.
(s.g/mia/BalkanWeb)