Ikin emigrantët, fluks në pikat kufitare, pala greke me sportele të reduktuara
GJIROKASTËR/KORÇE - Pasi kaluan festat në atdhe, mes të afërmve të tyre, emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në Greqi, vendi ku punojnë e jetojnë.
Ashtu si edhe vitet e tjera, emigrantët janë detyruar të presin në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.
Mësohet se nga pika kufitare e Kakavijës, në Gjirokastër, kanë kaluar 7169 persona dhe 1690 mjete gjatë 24 orëve të fundit. Pala shqiptare po punon me 7 sportele në dalje dhe 4 në hyrje, ndërsa ajo greke me 3 në dalje dhe 4 në hyrje.
Autoritetet janë angazhuar për të shmangur çdo vonesë, pasi pritja në doganë është majt e vështirë për shkak të temperaturave të ulta që kanë përfshirë vendin.
Situata paraqitet më problematike në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, pasi pala greke punon me sportele të reduktuara. Aktualisht pala shqiptare po punon me 9 sportele ndërsa në anën greke janë në funksion vetëm 3 sportele, 2 në hyrje dhe 1 në dalje, duke krijuar vonesa në përpunimin e të dhënave të emigrantëve
Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar 6900 persona dhe 1800 mjete.
(er.nu/BalkanWeb)