Misioni vëzhgues në Siri, Liga Arabe mblidhet në Kajro
KAJRO - Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ligës Arabe pritet të takohen sot në Kajro, për të diskutuar rreth misionit vëzhgues në Siri .
Nëse gjatë takimit do të vlerësohet se gjendja është kritike, atëherë Liga ka të drejtë që të kërkojë ndërhyrjen dhe ndihmën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që pohohet se mundësia e pezullimit të misionit të vëzhguesve nuk shtrohet në tryezën e diskutimit.
Gjithashtu, ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe do të bisedojnë mbi një propozim të Katarit, i cili këshillon që ekspertë të fushës së të drejtave të njeriut të dërgohen në vend, në mënyrë që të ndihmojnë vëzhguesit në punën e tyre.
Vëzhguesit e Ligës Arabe ndodhen në Siri që prej dhjetorit, për të mbikëqyrur një plan paqeje, në bazë të së cilit autoritetet kanë premtuar të tërheqin të gjitha forcat ushtarake nga rrugët.
Megjithatë, dhuna ka vazhduar dhe forcat e sigurisë kanë shkaktuar viktima midis civilëve në mënyrë pothuajse të përditshme. Numri i të vrarëve në konfliktin e nisur në mars 2011, raportohet nga OKB që të ketë shkuar në rreth 6 mijë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)