E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasagjerët kalojnë natën në port, tragetet vonohen për shkak të motit

3500 pasagjerë e kanë gdhirë natën në portin e Durrësit për shkak se 3 tragetet e linjës së Barit kanë mbëritur me vonesë për shkak të detit të trazuar. Në kushtet e të ftohtit dhe të mungesës së një ambjenti për të qëndruar pasagjerët kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në terminalin e pasagjerëve duk pritur nisjen drejt Italisë. Mes pasagjerëve ka patur fëmijë dhe të moshuar të cilët kanë duruar të ftohtin në kushtet kur investimi për terminalin e pasagjerëve, ndryshe nga sa ishte parashikuar nuk ka përfunduar. Tragetet janë nisur rreth orës 06:00 të mëngjesit drejt Barit, ndërkohë që një traget ekspres është nisur nga porti i Ankonës në drejtim të portit të Durrësit për shkak se një ditë më parë pasagjerët e kësaj linje nuk arritën të niseshin në drejtim të portit italian. Sipas burimeve nga kapiteneria e portit të Durrësit pritet që sot të ketë një përmirësim të lehtë të kushteve për lundrim gjë që mund të çojë në normaizimin e udhëtimit të trageteve në drejtim të porteve italiane.
Pas problemeve të 48 orëve të fundit në portin e Vloës përpunimi i trageteve po shkon drejt normalitetit. Pas 2 ditëve me probleme për ankorim si pasojë e motit të keq, tragetet imbarkuan mesnatën e së shtunës dhe të dielës rreth 900 pasagjerë. Pas një furtune 48 orëshe, Vlora është gdhië më e qetë mëngjesin e së dielës dhe anijet të cilat ishin në radhë po i afrohen moleve të portit për të vijuar normalisht përpunimin e pasagjerëve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›