E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në disa zona të vendit

Ulja e temperaturave dhe rreshjet e dendura të dëborës që ka rënë ditët e fundit ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Si pasojë e dëborës janë shembur disa shtylla si dhe janë këputur telat duke lënë pa energji elektrike disa zona në qarkun e Dibrës. Sipas informacioneve më të fundit komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Sllovë Murrë dhe Selishtë janë të bllokuara nga dëbora e madhe.
Ndërkohë probleme ka pasur edhe në rrethin e Bulqizës ku qarkullimi i automjeteve në komunat Ostren dhe Trebisht bëhet vetëm me zinxhirë, ndërsa disa fshatra rezultojnë ende të bllokuara nga dëbora.
Gjithashtu probleme nga dëbora ka pasur edhe në zonën e Martaneshit kur prej 4 ditësh disa fshatra mbeten të bllokuara si dhe vuajnë edhe nga mungesa e energjisë. Mësohet se probleme ka pasur edhe në rrethin e Matit ku komuna Macukull është bllokuar nga ngrica dhe akulli. Gjithashtu mësohet se rruga Peshkopi-Librazhd mbetet ende e bllokuar si pasojë e dëborës së madhe që ka rënë ditët e fundit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›