Ikjen e vlonjatëve nga shkollat e denoncuan 99-shat që e braktisin atë në mënyrë të përditshme
Mitingu i Vlorës me mijëra të rinj, i verboi socialistët, lsi-stët dhe nëntëdhjetnënçat. Për t’i ulur vlerat këtij mitingu, të tre grupet dolën para kamerave. Grupi i parë, më në krye kryetarin e PS, doli përpara shkollës “Ali Demi”. Sallata e tyre është kuptueshme, por ajo që duhet thënë, është në krahun e djathtë të kryetarit socialist ishte një student UV, që njihet mirë edhe nga pjesëmarrjet e tij nëpër greva e rrëmuja të UV që u bënë vitin e shkuar. Grupi i dytë i Lësëist-ëve kishte në përbërje të tij të gjithë studentë. Çfarë denonconin ata, kur vetë kishin ikur nga leksionet, përse kishin ikur nga leksionet dhe çfarë kuptimi ka denoncimi i tyre. Grupi i tretë përbëhet nga nëntëdhjetenënçat si dhe të gjithë ata studentë, që përkundër urdhrit të dhënë, për t’i ulur jehonën mitingut prej 3000 të rinjsh në Vlorë, denoncuan gjoja ikjen nga shkollat. Mirëpo denoncuesit ishin vetë studentë a gjimnazistë që kishin ikur nga leksionet apo orët e mësimit. Kështu vençe germëzohet: “Bej si them unë dhe mos bëj si bëj unë...”. Të rinj që mbushën pallatin e sportit - mbi 3000 të rinj - ishin të gjithë demokratë, dashamirës të kësaj partie ose të rinj intelektualë, të cilët ishin të interesuar të ndiqnin konventën e të rinjve demokratë, si fjalën e kryeministrit shqiptar, për të parë edhe rrugët e perspektives evropiane të tyre në veçanti dhe të këtij qytetit në jugperëndim të vendit.
...