E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikona e futbollit perplaset me financat e BE

Apeli i bere nga ish-futbollisti francez Eric Cantona per qytetaret qe te ndeshkonin bankat duke terhequr te gjitha parate e tyre eshte denuar nga ministrat e BE.

Permes nje mesazhi online Cantona u beri thirrje qytetareve evropiane qe diten e marte te boshatisin llogarite e tyre ne kuader te nje revolucioni kunder nje sistemi bankar kriminal.

Ish-futbollisti tha se ka mbeshtetjen e te pakten 38 mije personave ne France dhe vende te tjera te kontinentit te vjeter.

Shefi i ministrave te Financave te eurozones Jean Claude Juncker ka deklaruar se ideja eshte teresisht e papergjegjshme.

Cantona dikur nje ikone e futbollit francez dhe e klubit anglez Manchester United ne nje video te postuar online thoshte

Tre milione njerez ne rruge te shkojne ne banke te terheqin parate e tyre dhe bankat do te falimentojne.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›