Zyrtare Ky eshte nje Top i Arte blaugran
Ishte vetem hipoteze dhe ky lajm kishte shkaktuar jo pak polemika mes opinionisteve te ndryshem. Por qe dje eshte zyrtar FIFA dhe revista sportive France Football kane bere te ditur se do te jete treshja e Barcelones qe perfshin Lionel Mesin Andres Injesten dhe Ksavi Hernandez ata qe do te garojne per fitoren e cmimin ambicioz te 10 janarit te ardhshem. Perjashtohet keshtu mundesia e fitimit te trofeut nga holandezi i Interit Uesli Shnajder edhe pse 2010 e pa si protagonist te madh me tripleten e realizuar me zikaltrit dhe finalja e Boterorit me Holanden. Dukshem ata qe vendosin kane zgjedhur te votojne ata qe kane vazhdimesi ne rendiment ne vitin e fundit tre lojtaret qe identifikohet si simbolet e te njejtes skuader. Ky pod i gjithi blaugran eshte padyshim nje mirenjohje per ate qe ka mundur te beje Barcelona ne kete epoke triumfet ne Spanje ne Europe dhe ne bote duke e lidhur me rezultatet edhen nje loje me spektakolaren e te gjitha koherave. Ky eshte nje vleresim edhe per punen e sektorit te te rinjve te Barcas qe ka cuar ne skuadren e te rriturve plot 9 lojtare titullare. Ne kete histori perfshihet edhe fituesi i fundit i Topit te Arte Lionel Mesi i cili udhehoqi Argjentinen dhe po udheheq Barcelonen fale golave dhe lojes se jashtezakonshme. Ndersa do te jene Visente Del Boske trajneri i Spanjes kampione e botes Pep Guardiola Barcelona dhe Zhoze Murinjo ata qe do te ndajne cmimin e trajnerit me te mire te vitit kalendarik 2010. Eumlshte e sigurt pas dhenies se cmimit do te kete shume polemika.