Iran Duam Maradonen ne stolin e Kombetares
Mjaftoi nje levizje e kokes dhe nje buzeqeshje nga presidenti Ahmadinexhad kur u permend emri i Diego Armando Maradones dhe mediat ne Teheran kane trumbetuar me te madhe se Pibe de Oro eshte nje kandidat per stolin e Kombetares. Lajmi ka bere qe edhe tifozet te enderrojne se legjenda argjentinase mund te pranoje detyren ne vendin islamik. Disa gazeta shkruanin se gjate nje ceremonie per nder te atleteve iraniane qe fituan medalje ne Lojerat e Azise Presidenti i Republikes Ahmadinexhad u pergjigj me nje miratim me koke dhe buzeqeshje ngacmimeve per Maradonen. Spekulimet kane lindur edhe per faktin se kontrata e Afshin Ghotbi i cili eshte drejtuesi aktual i perfaqesueses skadon ne vitin 2011. Ndoshta Maradona do te jete trajneri i ri i Iranit shkruante e perditshmja Ebtekar. Nderkohe Tehran Times ishte me e permbajtur Ahmadinexhad nuk e kundershton zgjedhjen e Maradones si trajner te ri. Megjithate e vetmja gje qe eshte thene me siguri nga kreu i shtetit ishte se ish-trajneri i Argjentines do te vizitoje Iranin edhe pse per momentin udhetimi i tij eshte shtyre.