E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter Benitez mund te ike ne fund te sezonit

E ardhmja

Sipas disa zerave prane klubit zikalter Rafa Benitez nuk do te jete me trajneri i Interit per sezonin e ardhshem. Vendimi duket se eshte marre nga Masimo Morati pas ketij fillimi shkaterrimtar te sezonit nga skuadra. Pasuesi i trajnerit spanjoll mund te jete Luciano Spaleti i ardhur nga nje triumf ne kampionatit rus me Zenit San Petersburg. Por ne rast falimentimi ne Boterorin e klubeve ndryshimi ne pankine mundet te jete edhe imediat. Pervec ish-trajnerit te Romes dhe Udinezes nje zgjedhje sugjestionuese con edhe te trajneri aktual i Barcelones Pep Guardiola per te cilin Interi duhet te munde konkurrencen e Celsit per Roman Abramovic. Por per momentin syte jane fiksuar te paraqitja ne turneun nderkombetar. Po ashtu sikurse eshte parashikuar Lusio nuk eshte mes 19 lojtareve te grumbulluar nga Benitez per sfiden e Champions League kunder Verder Bremenit. Mbrojtesi interist eshte lene pushim me detyrim per shkak te nje demtimit te lehte. Do te mungojne edhe Zhulio Sesar Milito e Stankovic qe jane thirrur pese futbolliste te te rinjve Gallinetta Biragi Natalino Krisetig e DelAnjelo. Inter eshte stervitur me gjithe reshjet e dendura te debores. Fusha perballe tribunes se qendres sportive Anjelo Morati ishte ne nje gjendje shume te mire per te zhvilluar seancen e fundit para ndeshjes ne Gjermani. Grupi pas nxehmjes ka zhvilluar nje seri ushtrimesh teknike me topin. Po ashtu kane bere edhe pune individuale per sa u perket futbollisteve te shumte interiste qe rezultojne te demtuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›