Shkeljet qe shkaterruan arkeologun qe mbrojti muzete e Beratit
PADREJTSIA/ Sami Starova dhe i biri prej nje viti mbahen nen arrest ndersa akuzohen per trafikim veprash arti per nje objekt qe si perket trashegimise kulturore kombetare
Sami Starova njeriu qe mbrojti muzeun e Beratit ne 1997-n dhe qe sot akuzohet padrejtesisht per nje porcelan me vlera minimale qendron i mbyllur brenda mureve te shtepise.
I rrethuar nga nje grumbull i madh letrash te gjitha pjese e dosjes qe shenon mbi te akuzen e trafikimit te veprave te artit dhe kultures ai ka humbur shume nga njeriu qe ka qene me pare. 63-vjecari nuk ka me qetesine e meparshme per te rrefyer dhe per ti renditur nje nga nje te gjitha faktet e historise se tij te trishte teksa mbyllja brenda i ka krijuar nje problem te madh.
Per arkeologun eshte e rende te mos levize dhe nje gje te tille pervec padrejtesise e trishton akoma me teper.
Fatkeqesia ne shtepine e tij ka rene qe prej nentorit te kaluar ku dy meshkujt e shtepise u vune ne pranga. Tashme ne banese ndodhet ai bashkeshortja me dy operacione ne zemer dikur mesuese dhe nusja e djalit me femijen qe ende ska mbushur nje vjec. Askush nuk punon.
Samiu dhe i biri se ua ka ndaluar shteti nusja e djalit sepse rrit femijen ndersa e shoqja eshte e pamundur fizikisht. Dikush duhet te siguroje buken e perditshme per kete familje.
Vajza e Samiut Julika e cila eshte juriste thote se pergjate pothuajse nje viti eshte ajo qe dergon para cdo muaj per ta per shkak se nuk kane asnje mundesi tjeter financiare. shte dhe nje mik i babait qe i dergon nga 5 000 leke te reja ne muaj per te blere ilacet - vijon ajo.
- Babai punonte si pergjegjes ne muze ndersa Mireli pas perfundimit te shkolles mbeti per nje kohe te gjate pa pune. Kjo ishte edhe arsyeja e hapjes se nje dyqani me vjetersira ne porten e pashait.
Pas ndalimit te tyre u prene mundesite financiare te ushqimit te te gjithe familjes ndersa po ne te njejten kohe erdhi ne jete edhe femija i Mirelit. Pergjate nje viti askush nuk eshte kujdesur per kete familje- permbyll Julika.
Nderkohe Samiu vijon te qendroje mbi letrat. Here pas here perserit Kete objekt ne dyqanin tim e kane pare shume persona te njohur. Madje e ka pare edhe vete Aferdita Onuzi dhe ne ate kohe me tha qe nuk vlente asgje dhe se me mire te shihja dyqanet e Krujes pasi atje kishte gjera me vlere.
Kete radhe ndryshe nga hera e pare ku na priti me xhakete Starova kishte nje veshje te thjeshte. Buza i dridhej teksa koka i rendonte mbi letrat e hapura ne divane e tavoline...
Ja shkeljet ne akuzat per arkeologun Starova
Ne nje permbledhje qe iu be historise se Sami Staroves ne nje shkrim ne gazeten Shekulli u dha edhe nje pasqyre per ate cka ka ndodhur pergjate nje viti teksa do te vijohet me nje paraqitje te plote te provave dhe kunderprovave te paraqitura nga Prokuroria e Beratit kunder arkeologut i cili ne qytetin-muze njihet si njeriu qe shpetoi muzete nga shkaterrimi ne vitin 1997.
Ne kerkesen per gjykim te organit te akuzes perfaqesuar nga prokurori Klodian Braho ndaj Sami Staroves rendon akuza e trafikimit te veprave te artit dhe kultures kryer ne bashkepunim me te birin Mirelin si dhe me dy banore te qytetit te Fierit.
Behet fjale per nje objekt i cili perfaqeson nje vajze te ulur te zhveshur dhe qe ka ne qafe nje kurore. Ky objekt te cilin Samiu dhe Mireli kane tentuar tia shesin shtetasit Bujar Dine per 100 euro eshte edhe i gjithe strumbullari per te cilin babe e bir vijojne te qendrojne te mbyllur njeri ne shtepi e tjetri ne burg prej nentorit te vitit te kaluar.
Ne nje interpretim te fakteve ne ligjin per trashegimine kulturore neni 1 dhe 2 theksohet se ky ligj ka per qellim shpalljen dhe mbrojtjen e trashegimise kulturore ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe se objekti i ketij ligji jane vlerat e trashegimise kulturore parashikimi i rregullave per mbrojtjen e saj dhe detyrat e pergjegjesite e organeve qe veprojne ne kete fushe.
Nga ana tjeter ne nenin 4 te ketij ligji thuhet se trashegimia kulturore perbehet nga vlera materiale dhe jomateriale te cilat jane pjese e pasurise kombetare. Me fjalen kombetare nenkuptohet qe mbrohen te gjitha ato vepra te artit dhe te kultures qe i perkasin trashegimise kulturore shqiptare.
Problemet ne aktin e ekspertimit
Ne aktin e ekspertimit vleresues te kryer nga ana e ekspertes Aferdita Onuzi shefe e Departamentit te Etnologjise prane Qendres se Studimeve Albanologjike ne piken e pare te saj thuhet se objekti kualifikohet si veper arti por qe nuk eshte pjese e trashegimise kulturore shqiptare.
Por me poshte ne nje tjeter pike ajo thote se ky objekt ka vlera te rendesisshme artistike kulturore dhe historike te artit boteror konsiderohet objekt muzeal me vlera unikale eshte prej qeramike me perzierje lendesh te forta i perket nje periduhe mbi 200-vjecare etj. Onuzi mesohet se eshte etnografe e specializuar per veshjet popullore.
Perkundrejt ekspertizes se saj drejtori i Qendres se Studimeve Albanologjike Ardian Marashi ne shkresen drejtuar prokurorit te Beratit Xhemal Saliasi deklaron se QSA-ja ka status studimor si universitet dhe se ata nuk kane laboratore e mjete per te percaktuar sakte materialin dhe kohen e prodhimit te objekteve.
Vete Marashi i rekomandon prokurorit qe pergjegjes per kete eshte Instituti i Monumenteve te Kultures si dhe Muzeu Historik Kombetar. Gjithashtu ai rekomandon ngritjen e nje grupi prej 3-7 vetesh te cilet te trajnohen dhe te licencohen per realizimin e ketyre lloj akteve te ekspertimit.
Nga ana tjeter i pyetur nga avokati i Staroves akademiku Apollon Bace ne nje shkrese zyrtare deklaron se objekti qe atij i eshte paraqitur me foto nuk eshte me origjine shqiptare dhe si i tille nuk preket nga ligji per trashegimine kulturore.
Gjithashtu Bace ka vijuar duke thene se objekti eshte realizuar me derdhje dhe nuk eshte unikal. Drejtori i Institutit te Monumenteve te Kultures ne Gjirokaster eshte shprehur kunder aktit te ekspertizes se kryer nga etnografja Onuzi.
Po nje deklarate e tille i eshte marre edhe akademikut Myzafer Korkuti nenkryetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise te cilit i eshte bere nje paraqitje me foto. Edhe vete ai deklaron I nenshkruari Myzafer Korkuti me profesion arkeolog dhe me titull Profesor-akademik deklaroj se ky objekt i punuar ne porcelan nuk eshte objekt i kultures sone kombetare shqiptare.
Kjo deklarate e Korkutit eshte dhene ne 11 maj te ketij viti.
Nderkohe kerkesa e vete Sami Staroves per tu ribere nje akt tjeter ekspertimi per objektin per te cilin ai eshte nen akuze eshte hedhur poshte dhe ceshtja ka vajtur ne gjykate vetem me ekspertizen e Aferdita Onuzit.
Absurdi
E megjithate nuk eshte vepruar keshtu me monedhat qe iu gjeten me vete ne momentin e arrestimit Mirel Staroves.
Per keto u kerkua nje akt ekspertimi i kryer nga Shpresa Gjongecaj drejtoreshe e Institutit Arkeologjik prane Qendres se Studimeve Arkeologjike. Pasi Gjongecaj deklaroi se monedhat nuk kishin asnje lloj vlere vete prokuroria kerkoi thirrjen e tre eksperteve te tjere per riberjen e aktit te ekspertimit. Edhe tre ekspertet e tjere deklaruan te njejten gje. Nderkohe per figurinen e vajzes nuk u veprua ne te njejten menyre.
Por kontradikta me e madhe qendron ne dergimin per gjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Berat te dosjes ku si objekt kryesor eshte pikerisht figurina e vajzes objekt per te cilin ishte shprehur me pare ne vendimin e saj Gjykata e Apelit te Vlores.
Kjo e fundit shprehet se legjislacioni shqiptar ne lidhje me veprat e artit dhe kultures merr ne mbrojtje te posacme vetem ato qe i perkasin trashegimise kulturore qe jane pjese e pasurise kombetare...
vijon ne Shekulli Objekti per te cilin akuzohet Sami Starova nuk rezulton i regjistruar gjekundi si pjese e trashegimise kulturore. Nga ana e prokurorise nuk eshte arritur te vertetohet se kujt i perket ky objekt.
Shtepia e pashait ku pretendon akuza se eshte gjetur figurina e vajzes u dogj ne vitin 1945 dhe ky objekt nuk rezulton i regjistruar ne inventarin e bere nga Enver Hoxha pas djegies. Me cprova mbahen te mbyllur arkeologu dhe djali i tij mesues Pse nuk thirren eksperte te tjere per objektin qe nuk i perket trashegimise kulturore etj