Ikona poetike Nga Cerciz Loloci
Pa qene kurrsesi nje poet qyteti, pa dashur te rende ne marrezine e eksperimenteve te kahershme e te tashme poetike, ai e ka shkruar poezine ashtu si i ka ardhur: here si bejte, si krijim populli, si kumt i atyperatyshem, si kenge, e megjithate eshte sot nje nder poetet me te lexuar dhe me te pangjashem te letrave shqipe.
I gjendur perhere ne province por pa u shkermoqur prej saj, Cipa i Himares arriti megjithate te terheqe shpejt vemendjen e lexuesit ne hapesirat shqiptare dhe te nje vargu personalitetesh. Pavaresisht mureve qe ngriheshin midis trojeve shqipfolese, vargjet e Cipes do ta gjenin shtegtimin ne keto vise o me nje grup popullor, o me nje ansambel qe mbeshtetej ne krijimtarine e tij.
Disa biografe te Cipes, ne parathenie apo pasthenie, ne promovim te krijimeve te tij poetike, nuk harrojne te permendin pjesemarrjen e tij me kenge memoriale ne gjashte festival foklorike poetike apo metojne te nenvizojne kenget monument qe gjenden ne nje sere permbledhjesh poetike si "Bejke e bardhe", "Bilbilat e vendit tim", "Shqiperi moj ballehapur", "Kenget e Ruzanes", "Dheun tim persiper mbaj", "Per Kosoven prape do te ngrihem", "Kenga qe tret lotin", "Kenget e Akroqeranit" etj.
Jo me kot ai vleresohet si nje kreshte e pakapshme polifonise shqiptare, ndersa mijera krijimet e tij kane qene pjese e pandashme e grupeve kulturore te Pilurit, Himares, Bences, Dhermiut, Gjirokastres, Vlores, Lapardhase, Ansamblit Shteteror te Kengeve dhe Valleve, ansamblit te ushtrise si dhe dhjetera ansambleve te tjera artistike. Lefter Cipa ka shkruar artikuj per autore te shquar te letersise kombetare, ka qene bashkorganizatori i trios vlonjate, teska shume kengetare kane muzikuar lirikat e tij mbreselenese.
Princi i dashurise
Te gjitha sa me siper me erdhen nder mend kur mora te shfletoja permbledhjen me te plote poetike te Lefter Cipes, “Princi i dashurise”. Libri ndahet ne pese pjese: “Mos iu plakni dashurise” (51 poezi), “Shpirti i krehur” (16 poezi), “Neper mua bridhte pylli” (28 poezi), “Shpirtin tim mblodha” (16 poezi) si dhe poema “O shoke vdeksha nga kenga”. Nje percjellje te librit e ben studiuesi i njohur Shaban Sinani, ndersa ne hyrje te saj eshte edhe nje poezi qe duket sikur permbledh shtysen e krijimit:
Sikur tere bota te prishet
Rrafsh me detin te vidhiset
Mua pa kenge s’me rrihet
Dhe brenda dheut ku flihet.
Kjo poezi me shtate strofa te bukura duket sikur u hap rruge krijimeve qe vijne me pas. Dhe larmia e temave dhe e lendeveshtrimeve eshte nga me te larmishmet. Cipa i thur vargje zjarrit dhe botes se nates, dashurise, zerit te humbur, plakjes nga lakmia, kenges vete, jevgut ne parajse mjegullimi, bejkes ne bore te pashkelur dhe endrres, djalerise, diellit, syrit, etj. Ashtu si ne traditen popullore, vargjet e Cipes dikur percjellin nje amanet, diku shpotisin nje ves te keq, diku i thurin lavde shpirtrave te pambrojtur dhe ne cdo krijim fjala eshte e vendosur si ne nje mozaik. Cipa te krijon ndjesine e rreme se ate poezi mund ta shkruash edhe ty, madje shume motive dhe figura mund t’i gjesh edhe ne krijimtarine popullore, por kur analizon vargjet kupton se ke te besh me nje poet krejt te vecante qe vuan mbi krijimin, qe zgjedh fjalen dhe qe ruan ritmin ne cdo rast. Shtepia botuese “Naimi” ka bere nje perzgjedhje te admirueshme ne ate mori krijimesh qe Cipa shkruan dhe gris perdite, por edhe nje studiues i perkore i poezise e ka te evshtire te vecoje krijimet me te bukura.
Une vete bera dy skeda me tituj e krijimeve me te pelqyeshme, bera nje tjeter nga liberthi i dyte dhe i trete, bera nje te katert vetem me kenget, me pas me la pershtypje te vecante poema e vetme ne liber, por kur rishfletoja poezite e lena menjane, me dukeshin ato me te bukura, me te hijshme, nje tufe margaritaresh qe vetem ky bard di t’i qendise mjeshterisht, cka do ju thoshnja te gjitheve: merreni kete liber – testament te vargjeve popullore, lexojeni nga fillimi ne fund dhe nuk do te mbeteni te zhgenjyer.