Ikonomu Korca quhet Vorioepir

Konsulli i Greqisë, Theodhorus Ikonomu ka deklaruar se në Korçë ka popullsi greke e cila nuk duhet të jetë e frikësuar që të deklarojë kombësinë.
“Korça ka grekë të cilët nuk duhet t’i tremben regjistrimit të popullsisë. Gjyshërit tuaj janë grekë dhe beteja nis me regjistrimin e popullit grek”, është shprehur ai.
“Ky quhet Vorioepir dhe në Korçë ekzistojnë grekë”, deklaroi ai.
Deklaratat e Ikonomu janë bërë me rastin e 20 vjetorit të themelimit të organizatës “Omonia”, në Korçë.