Trafikoi nusen kapet ne Rome Klodian Gjini
Prej shtate vjetesh i shpallur ne kerkim nderkombetar per shfrytezim prostitucioni Klodian Gjini 44 vjec nga fshati Kcire i Pukes dhe banues ne Durres eshte arrestuar nje dite me pare nga agjentet e Interpolit ne Rome. Lajmi eshte konfirmuar dje nga te dhena zyrtare te Policise se Shtetit sipas te cilave Gjini i denuar me 12 vjet heqje lirie nga drejtesia shqiptare per shfrytezim prostitucioni u arrestua ne Itali si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Romen. Nderkohe burime zyrtare nga Policia e Shtetit bene te ditur se sot u be i mundur arrestimi ne Rome Itali me qellim ekstradimi drejt vendit tone i shtetasit shqiptar. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Puke me vendimin nr. 27 date 18 mars 2004 e ka denuar shtetasin Klodian Gjini me 12 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Shfrytezimit te prostitucionit. Sipas policise mesohet se i arrestuari Klodian Gjini ka detyruar te ushtroje prostitucion nje shtetase shqiptare 16-vjecare. Ky shtetas me ane te mashtrimit i kishte premtuar te demtuares se do martoheshin ne Itali dhe gjate gjithe kohes se qendrimit ne Itali e ka detyruar ate te ushtroje prostitucion.