E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenon vjehrrin ne celular se divorcohet nga djali

Nje 24-vjecare nga Pogradeci eshte vene nen hetim nga policia pasi akuzohet te kete kercenuar nepermjet telefonit vjehrrin e saj pasi ndodhet ne proces divorci me djalin e tij. Lajmi eshte bere i ditur dje nga burime te policise lokale sipas te cilave pas marrjes se informacionit lidhur me ngjarjen filloi procedimi penal ne gjendje te lire ndaj shtetases M. J. 24 vjece banuese ne fshatin Jolle Pogradec. Ne baze te hetimeve te deritanishme policia tha se e reja ka kercenuar nepermjet telefonit vjehrrin e saj 56-vjecarin me iniciale J. J. pasi ajo ndodhet ne proces gjyqesor per divorcim me djalin e ketij te fundit. Me ane te mesazheve dhe thirrjeve telefonike e dyshuara ka kercenuar me jete 56-vjecarin. Policia ka sqaruar nderkohe se vepra penale qe 24-vjecarja ka konsumuar eshte Perdorim me keqdashje te thirrjeve telefonike. Materialet i kaluan Prokurorise Pogradec per hetime te metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›