E Shtunë, 31 Tetor 2026

Victoria Beckham mahnit me stilin

NEW YORK- Në një formë të shkëlqyer trupore, sigurisht pas një diete të rreptë Victoria Beckham i rikthehet punës. Bëhet fjalë për një konferencë mode “WWD Apparel & Retail CEO Summit” ku ish pjestarja e grupit Spice Girl nuk ka rreshtur së befasuari.

Ajo është shfaqur në hollin e Plaza Hotel me një fustan blu të ngushtë pas trupit, një korse të zezë në mes dhe një palë cizme të gjatë prej lëkure dhe të hapura në pjesën e përparme. Sic shkruan Daily Mail, ajo shkëlqente e tëra!

Mësohet se nëna e 4 fëmijëve ka udhëtuar nga Los Angeles drejt New York-ut së bashku me vajzën e saj të vogël Harper, për këtë eveniment. Ajo nuk ka mohuar dashurinë e madhe që ka për të bijën, duke komentuar se nuk mund të ndahet prej saj asnjë cast.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›