E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të konkuronte Facebook, vetëvritet një themelues i Diaspora

KALIFORNI-Autoritetet kanë njoftuar se Ilia Zhitomirski, 22- vjeçar, bashkëthemelues i rrjetit social Diaspora, ka vdekur në Kaliforni gjatë fundjavës.

Mediat lokale bëjnë me dije se Zhitomirski mund të ketë bërë vetvrasje. Por, mjeku ligjor në San Francisko ka thënë se do të duhen disa javë për të saktësuar shkakun e vdekjes së 22-vjeçarit.

Zhitomirski së bashku me katër studentë amerikanë kanë themeluar rrjetin Diaspora vitin e kaluar, në përpjekje për të fituar fansat në këtë faqe që ngjason me rrjetin social Facebook.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›