Ilace me firme Ivziku Per te shmangur vjedhjet

Nga muaji i ardhshëm të gjitha medikamentet e QSUT do të jenë lehtësisht të verifikueshme, se tek kush pacient përdoren. Në kartelën e çdo të sëmuri do të shënohet me firmën e tij, që medikamenti, të cilin e ka përdorur ja ka siguruar spitali. Kjo masë e re kryhet në një kohë kur një pjesë e barnave janë shpërdoruar apo dhe janë vjedhur. Drejtori i QSUT-së, Sajmir Ivziku thekson se nga farmacia qëndrore e QSUT-së, të dhënat për çdo kërkesë të farmacive të pavioneve do të jenë online.
“Për herë të parë, farmacitë qëndrore dhe dytësore do të jenë të lidhura në sistem online dhe ne do tëkemi një informacion të saktë çdo ditë, çdo orë dhe çdo moment se kush janë hyrjet dhe daljet që ndodhin ndërmjet këtyre dy niveleve të farmacive. Pastaj, kontrolli bëhet nga farmacia periferike në shërbim dhe në shërbim të krahasuar me kartelën e shërbimit ne shmangim në shkallën më të lartë të mundshme mundësinë e përdorimit të ilaçeve jo për pacientin”, tha Ivziku.
Këtë urdhër Ivziku e prezantoi teksa ka njoftuar se të gjithë kryeinfermierët dhe kryelaborantët e QSUT janë liruara nga detyra, pasi përzgjedhja e ketyre posteve do te bëhet me konkurs. Ai ka shtuar se këtij konkursi mund t’i nenshtrohen edhe ata që janë liruar nga detyra.
“Do të jetë një proces aspak përjashtues por përfshirës që do të thotë që të gjithë ata që janë liruar sot me këtë urdhër nga funksionet janë të mirëpritur të aplikojnë për zgjedhje të reja. Të gjithë e dimë që ky institucion është drejt reformimit, kuptohet që janë elemente të punës sonë që kanë lidhje me një administrim shumë të mirë dhe për të ofruar një shërbim shumë më cilësor”, theksoi ai.
Drejtori i QSUT-së lajmëron se kriteri kryesor do të jetë diploma. Ndërsa rregullat e tjera priten të publikohen në ditët në vazhdim, pasi me to po merret një grup i posaçëm specialistësh. Personat e liruar nga detyra tashmë po punojnë si infermierë dhe laborantë të thjeshtë.
Julia Bardhushi