Minatorët e Bulqizës dalin nga greva e urisë

Pas nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes mes tyre dhe kompanisë koncesionare ACR, minatorët kanë dalë sot nga greva, ndërsa do t`i rikthehen punës ditën e hënë në orën 07:00.
Sipas marrëveshjes të arritur pasditen e së enjtes, kompania ACR ka pranuar të rrisë pagat e minatorëve në masën 20%, të përmirësojë kushtet e punës, të bëjë transparencën e investimeve në minierë, të paguajë 22 ditët e grevës si dhe do t`u paguajë edhe pagën e 13-të.
Ndërkohë minatorët janë tërhequr nga kërkesa e tyre për t’u larguar drejtori i minierës, kërkesa e vetme e cila prej disa ditësh kishte penguar arritjen e marrëveshjes mes palëve.
/Start/
2011-09-30 10:48