Ilacet ne dore te monopoleve Bode pranon pafuqine
TIRAN- Rritja e cmimeve te ilaceve dhe ushqimeve me shume vjen per shkak te situates monopol ne tregjet e vendit se sa nga zhvillimet ne ato nderkombetare. Vete Ministri i Financave Ridvan Bode ka pranuar keqfunksionimin e tregut te barnave ne vend per shkak te se ciles rritet ne menyre abuzive edhe cmimi i tyre.
Paraditja e djeshme ka qene nje seance debatesh ne Komsionin e Ekonomise ku njeri pas tjetrit raportuan Ministri i Financave Ridvan Bode dhe ai i Ekonomise Nasip Naco ne lidhje me rritjen e cmimeve te ilaceve dhe produkteve te tjere jetike ne vend.
Ministrat erdhen me kerkese te deputeteve socialiste. Debatet filluan qe pa u hapur mbledhja pasi socialistet kishin marre me vete nje shporte me ilace per te konkretizuar shtrenjtimin per te cilat kreu i Komisionit Edmond Spaho kerkoi qe te hiqeshin nga tavolina. Kjo kerkese ka hasur ne kundershtimin e te majteve duke bere qe midis perfaqesuesve te dy kampeve te shkembeheshin batuta edhe fyerje.
Ne fjalen e tij Bode theksoi se masat e ndermarra se fundmi nga qeveria duke vendosur 10 per qind tatim per ilacet ka te beje me rregullimin e tregut pasi sipas tij kompanite qe bejne importin jane duke abuzuar me cmimet si dhe skemen ne pergjithesi duke vjele pa te drejte para si nga buxheti i shtetit ashtu edhe nga qytetaret.
Tregu ka qene me defekt pasi ka munguar tatimi mbi ilacet dhe ne kushtet kur buxheti paguan per rimbursimin e tyre sa me i larte cmimi aq me i larte rimbursimi. Kjo ka bere qe te kete biznese qe ruajne nje treg jo transparent. Ketu na kane kapur per fyti ata neve. Ne keto kushte jemi detyruar te gjejme nje instrument per te hapur tregun dhe rritur kontrollin - tha Bode.
Ministria e Finacave synon te rrise kontrollet ne lidhje me deklarimet qe bejne kompanite per cmimin e ilaceve mbi bazen e te cilave vendoset edhe cmimi i shitjes deri tek konsumatori.
Analizat qe kemi bere ne vite qe ne vendosjen e cmimeve fundore te ilaceve ne tregje ka nje marzh qe shkon deri ne 54 mbi cmimin e importit pra eshte shume e larte. Se dyti vlera e deklaruar e tyre eshte shume me e rritur nga ajo qe tregtohet ne vendet e tjera. Ne rastin kur kemi te bejme me ilace te rimbursueshme kompanite gjithashtu deklarojne cmime blerje te shtrenjta sipas Bodes ne menyre qe te perfitojne sa me shume para nga buxheti i shtetit.
Kjo gje eshte kundershtuar nga Erjon Brace i cili tha se zakonisht mjeket te detyruar nga ISKSH-ja shkruajne neper receta jo ilacet me te mira por ato me cmim me te lire per te qene ne rregull me direktivat e ketij institucioni. ISKSH-ja ka imponuar skemen e rimburimit per barin me te lire dhe jo per ate me te mire. Kjo eshte krim.
Mjeket jane te detyruar qe te ndjekin planin qe i ka vendosur ISKSH-ja per dhenien e barnave te rimbursuar duke pasur edhe nje kuote te caktuar dhenie ilacesh te rimbursueshme - tha Brace. Pas Bodes radhen per te raportuar ne komision e pati Nasip Naco minister i Ekonomise.
Te majte e te djathte se bashku kunder monopoleve
Nje nder te paktat qendrime qe bashkoi dje te majtet dhe te djathtet ishte fakti se tregu i ilaceve ne vend funksionon ne nje situate monopoli ku cmimet jane te kontrolluara nga nje numer i kufizuar kompanish.
Ne lidhje me kete Bode theksoi se qeveria ka nisur punen per futjen e konkurrences ne kete treg duke shmangur ne kete menyre abuzimet. Nga ana tjeter deputeti Erjon Brace kerkoi doreheqjen e ministrit te Shendetesise Petrit Vasili para se qeveria te nderhynte ne kete treg duke e akuzuar ate se i ka dhene 12 miliarde leke tendere nje kompanie te vetme ilacesh. Jane kater pese kompani qe e kontrollojne tregun prandaj ai ka probleme - tha ai.