Ligji i pronave Kushtetuesja nis shqyrtimin
TIRAN - Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar dje kerkesen e pronareve dhe Komitetit te Helsinkit per rrezimin e ligjit te qeverise qe i jep AKKP-se te drejten te shfuqizoje vendimet e meparshme te pronave.
Ne kete ankese kundershtohen kompetencat qe i jep qeveria kryetarit te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave e cila e vendos ate ne rolin e gjykates. Bazuar ne kete ligj qe nga korriku i vitit te kaluar kreu i AKKP-se rimori te drejten qe te rishikoje dhe anuloje vendimet qe jane marre nder vite nga agjencite dhe komisionet e rretheve.
Ne ligjin e pare ishte parashikuar qe kreu i AKKP-se e ndermerrte kete procedure me iniciativen e tij personale ndersa ne ligjin e dyte ai e nis kete procedure vetem pas ankimit te njeres prej paleve te interesuara. Sipas ketij ligji kreu i AKKP-se ka te drejte te shfuqizoje vendimet e meparshme dhe ti jape pronen atij qe ai e mendon si te drejte. Pronaret pretendojne se vendimet per pronat kane pasur vleren e vendimeve te gjykatave dhe si te tilla ato mund te anuloheshin vetem me ane te gjykates.
Me ligjin e ri anulimi behet thjesht me nje vendim administrativ te AKKP-se. Kjo eshte pika me e debatuar nga pronaret te cilet shpjegojne se anulimi me vendim gjykate i hap rruge procesit te ligjshem gjyqesor. Madje pasi ceshtja ka kaluar te gjitha shkallet e gjyqesorit ne Shqiperi ajo dergohet ne Gjykaten e Strasburgut ku shumica e pronareve kane rifituar pronat.
Por nese ceshtja mbyllet me nje vendim administrativ ajo nuk ka me mundesi apelimi apo dergimi ne gjykaten nderkombetare. Me 23 Mars do te jete edhe seanca e radhes ne Gjykaten Kushtetuese.
Avokati i shoqates se pronave
Gjykata konstaton se shqyrtimi i se drejtes se pronesise mund te behet vetem nga gjykata e zakonshme ne perputhje me Kodin Civil. Edhe ankimimet kunder zyrave rajonale te AKKP-se duhet te shqyrtohen nga gjykatat e zakonshme dhe jo nga AKKP. Nenet 2 dhe 3 te ligjit 10308 22.7.2010 jane antikushtetuese dhe kerkojme qe kjo gjykate ti shpalle dispozitat antikushtetuese.
Meqe nga koha qe do te merret deri ne daten e vendimit kalon nje fare kohe ashtu sic kemi kerkuar edhe ne kerkese do te ishte e dobishme qe te vendosej pezullimi i zbatimit te ketij vendimi.
KSHH
Si perfaqesuese e Komitetit Shqiptar te Helsinkit kerkojme nga gjykata shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te ligjit per disa shtesa per kompensimin e prones i ndryshuar. Gjithashtu kerkoj pezullimin e veprimit deri ne dhenien e nje vendimi.
Perfaqesuesi i Kuvendit Gezim Leci
Ne si pale e interesuar mendojme se kerkuesi te pakten Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk legjitimohet per te vene ne levizje Gj. K per shqyrtimin e nje kerkese te tille sepse objekti i ligjit nuk cenon interesat e pales.
Nese do te pranohej qe nje organizate jofitimprurese do te mund te vere ne levizje Gjykaten Kushtetuese me nje objekt te tille atehere do te duhet te barazohej ky kerkues me ato subjekte qe Kushtetuta i jep prerogative si Presidenti. Ne pikepamjen tone si pale e interesuar qe e ka miratuar ligjin ai ne menyre absolute respekton te gjitha kerkesat e vendimit te Gjykates Kushtetuese.
Perfaqesuesja e qeverise Matilda Xhefellari
Argumentet e paraqitura ne kerkese per shkelje te dispozitave kushtetuese jane pasoje e interpretimit jo te sakte dhe te paplote te normave ligjore. Argumentet e kerkuesit mbeshteten ne citime jo te plota te jurisprudences se gjykates europiane te drejtave te njeriut duke deformuar frymen e tekstit.
Gjykata Kushtetuese do te gjeje te bazuara prapesimet e subjektit te interesuar dhe do te pranoje kerkesen e tij per rrezimin e kerkeses. Subjekti i keshillit te Ministrave bashkohet me ate te Kuvendit dhe kundershton legjitimin e shoqates kombetare te te shpronesuarve Pronesi dhe Drejtesi.
Ne eventualitetin qe do te pranojne pretendimin qe te njejtat argumente qe justifikojne pretendimin per rrezimin perfundimtar te kerkuesit do te jene te mjaftueshme per te justifikuar edhe kerkesen per pezullim ndoshta do te veme ne rrezik edhe paragjykimin e Gjykates Kushtetuese ndoshta do te kete nje standard me te forte per te kerkuar nje seriozitet me te larte per te mbeshtetur kerkesen qe i drejtohet Gjykates Kushtetuese.
Deputeti Enkelejd Alibeaj
Nuk krijohet elementi i pasojave te parikuperueshme pas vendimit te Gjykates Kushtetuese qe do te deklarohet ne kete rast antikushtetues ligji. Per kete arsye une nuk besoj qe jemi ne kushte qe do te duhet te vendoset nga kjo gjykate pezullimi i ligjit Keshilli i Ministrave kerkon rrezimin e kerkeses sepse ky ligj i atakuar nuk paraqet asnje defekt kushtetues.
KQZ miraton modelin e fleteve qe do te perdoren me 8 maj
Plani i KQZ-se i paraqitur ne Kuvend parashikon zevendesimin e anetareve te majte me ata te pavarur
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje Raportin Vjetor per vitin 2010 qe do ti dergohet Kuvendit. Shqetesimi i paraqitur eshte mungesa e anetareve te majte ne KQZ dhe per vendimin e dy partive te opozites per te mos dorezuar emrat e anetareve te Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve.
Pavaresisht deklaratave te anetareve te ketij komisioni per garantimin e zgjedhjeve vendore te lira dhe te ndershme KQZ parashikon veshtiresi ne konstituimin e KZAZ-ve. Zgjidhja e vetme qe eshte parashikuar ne planin orientues lidhet me zevendesimin e anetareve te majte me ata te pavarur si studente dhe mesues sa per te plotesuar kuorumin e nevojshem per vendimmarrje. Lidhur me shpenzimet per pergatitjen e infrastruktures se nevojshme KQZ parashikon nje fond shtese per prodhimin e fleteve te votimit.
Krahasuar me zgjedhjet e pergjithshme ne zgjedhjet per organet e qeverises vendore numri i fleteve te votimit eshte dy here me i madh. Ne zgjedhjet vendore do te prodhohen 768 lloje fletesh votimi te cilat kane nje kosto shtese prej 75 milione lekesh. KQZ miratoi dje edhe modelin e fleteve te votimit te cilat do te perdoren me 8 maj.
Ne zgjedhjet per Organet e Qeverisjes Vendore te Bashkise se Tiranes u miratua edhe modeli i fletes se votimit per kandidatet per kryetare te njesive bashkiake dhe modelin e fletes se votimit per kandidatet per keshillat e njesive bashkiake te cilat do te kene ngjyra te ndryshme midis tyre dhe me ato te bashkive dhe komunave.
Fletet e reja jane parashikuar qe te kene elemente te larta sigurie. Fletet e Votimit jane me ngjyre trashesi dhe elemente konfigurimi te tilla qe te mos lejojne leximin e votes ne pjesen e pasme te saj.