E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu tek Tatimet Modernizimi fiskal i rendesishem

Kreu i qeverisë dhe ambasadori amerikan kanë ndjekur gjatë së martës nga afër punën në një prej zyrave më të reja në shërbim të tatimpaguesve. Të pranishëm në Qendrën e re të Shërbimit për Tatimpaguesit, si ambasadori Aleksandër Arvizu, ashtu dhe kryeministri Sali Berisha vlerësuan modernizimet në sistemin tatimor shqiptar.

“Gjatë katër viteve të fundit SHBA dhe qeveria shqiptare kanë zhvilluar dhe zbatuar një sërë reformash të suksesshme në sektorin e administratës publike. Kjo për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, për të hyrë në investime dhe luftuar krimin financiar dhe korrupsionin” tha ambasadori Arvizu.

Qendra ofron një sërë shërbimesh për tatimpaguesit. 19 sportelet nisën punë me datë një dhjetor dhe deri më tani aty kanë marrë shërbim dhe ndihmë rreth 50 mijë klientë.

Qendra u krijua nëpërmjet Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë. Qendra përfshin një zyrë që u shërben bizneseve me qendër në Tiranë dhe një tjetër që u shërben 800 tatimpaguesve të mëdhenj në Shqipëri.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›