Shqiperia libiane me Gadaf dhe KryeGadafe
Kam degjuar te flitet larte e poshte se Shqiperia nuk eshte as Egjipt as Tunizi dhe aq me pak as Libi. E kam degjuar kete shprehje nga mendimtare analiste dhe diplomat te brendshem dhe te huaj. Ndonjehere me duket si shprehje e hedhur nga papagaj qe nuk e dine realisht racionalitetin qe qendron pas kesaj shprehje. Diplomatet perendimore perfshire ketu edhe ate Amerikan kane shume te drejte kur flasin per nje Shqiperi qe nuk eshte as si Egjipti as si Tunizia dhe as si Libia. Por kete shprehje ata e bejne si Perendimor dhe jo si Shqiptare dhe bazuar ne kendveshtrimin e interesave te tyre rajonale dhe globale. Per Perendimin Shqiperia nuk eshte si Egjipti Tunizia dhe Libia pasi ne Shqiperi nuk ekziston frika e ardhjes ne pushtet e forcave opozitare anti-perendimore.
Ne rastin e vendeve te siperpermendura dhe ne vecanti ne rastin e Libise diplomacia perendimore ndodhet ne kaos pasi jane te vendosur midis dy alternativave 1 te mbeshtesin pa ze regjimin diktatorial dhe antihuman te Muamar Gadafit ose 2 te krijojne premisat per ardhjen ne pushtet te nje opozite te lidhur ngushte me organizaten terroriste Al Qaeda.
Per mire a per keq ka qene Gadafi ai qe me budallallekun e tij politik dhe mbase jo vetem i tille ka krijuar situata te pakendshme/te pakuptueshme dhe antagoniste me Perendimin ne nje kohe kur interesat e te dy paleve ishin te njejta. Mbase ka qene shoe ashtu sic ben ndonjehere edhe Premieri i Italise Silvio Berluskoni. Situata behet edhe me e komplikuar kur kupton se Libia eshte nje prodhues i fuqishem i naftes dhe ka fuqine te diktoje tregun nderkombetar te saj.
Gjithashtu potenciali i ardhjes ne pushtet ne Libi te forcave anti-perendimore eshte me i madh se ai ne rastin e Egjiptit dhe ndaj diplomacite perendimore nuk e ngrene shume zerin kunder Gadafit. Per me shume ne nje vend me 140 klane dhe tribu dhe me 6 milione banore te percara zgjuarsisht nga Gadafi eshte e veshtire te perjetosh protesta si ato ne Egjipt.
Duhet kuptuar rendesia e kohezionit social pasi prezenca e tij limiton ne maksimum influencat e faktoreve te jashtem ne rrjedhen e politikave te brendshme te nje shoqerie. Ndaj mund te themi se Gadafi ka nje probabilitet shume te larte per te qendruar ne pushtet e ndihmuar kjo kryesisht edhe nga mungesa e kohezionit social te nje shoqerie te perbere nga 140 klane dhe tribu te ndryshme te percara nga pushteti dhe i mbeshtetur ky qendrim ne menyre indirekte nga frika e perendimoreve per ardhjen ne pushtet te forcave anti-perendimore. Bazuar ne ato cfare theksuam me lart eshte lehtesisht e kuptueshme se perse Shqiperia nuk eshte si Libia ne kendveshtrimin e interesave afat-shkurtera te vendeve perendimore.
Po per Shqiptaret dhe keta shtetas te botes se qyteteruar a eshte Shqiperia si Libia Mjafton qe te analizojme disa aspekte te thjeshta ekonomike dhe politike per te kuptuar se Shqiperia NUK eshte totalisht si Libia. Do te thoni ju mos kam shkalluar gje Jo jo nuk kam shkalluar
Ekonomikisht Libia eshte shume here me mire se Shqiperia kurse politikisht jane shembelltyra e njera tjetres. Ne aspektin ekonomik me nje popullsi sa dyfishi i popullsise sone Libia ka nje prodhim te brendshem bruto GDP 4 here me te madh se GDP-ja jone.
Me nje llogari shume te thjeshte nje Libian prodhon dy here me shume sesa nje Shqiptar. Bazuar ne te dhenat e marra nga website i CIA ne lidhje me CIA The World Factbook GDP-ja e Libise eshte afro 89 bilione dollare kurse GDP-ja e Shqiperise eshte afro 23.9 bilione dollar. Ne vitin 2010 sipas CIA U.S. Central Intelligence Agency Libia kishte nje rritje ekonomike prej 3.3 kurse Shqiperia kishte nje rritje prej 3.1. Po nga i njejti burim per vitin 2010 te ardhurat per fryme ne Libi ishin 13 800 dollare Amerikane kurse ne Shqiperi ishin 8.000 dollare Amerikane.
Ne vitin 2010 borxhi publik ne Libi ishte 3.3 e GDP-se kurse ne Shqiperi kjo shifer ishte 59.3. Ne te njejtin vit inflacioni ne Libi ishte 3 kurse ne Shqiperi niveli i inflacionit i afrohej 3.5. Po sipas te njejtit burim borxhi i jashtem i Libise eshte 6.378 bilione dollare kurse borxhi i Shqiperise nuk jepet nga agjensia dhe informacioni i vetem eshte ai i vitit 2004 kur borxhi ishte 1.55 bilion dollar.
Ne vetem mund te imagjinojme se sa ka vajtur borxhi yne i jashtem qe nga 2004 deri me tani dhe se sa i larte eshte ai ne krahasim me borxhin e jashtem te Libise. Boll me aspektin ekonomik me bindjen se keto shifra ju hapen sadopak syte dhe mendjet e mbyllura atyre qe i kane te tilla.
Po ne aspektin politik a mund te krahasohet Shqiperia me Libine Me plot gojen do te deklaroja se ne aspektin politik Shqiperia dhe Libia jane simotra. Nese do e masja prezencen e demokracise nga kendveshtrimi i dhe me kutin e Ambasadorit Amerikan Arvizu une do te thoja se Libia eshte vend demokratik pasi ka media si ato te Shqiperise qe edhe flasin kunder regjimit ne fuqi. Media opozitare ka edhe ne Libi pavaresisht faktit se ato censurohen dhe se gazetaret persekutohen e vriten. E njejta gje ndodh edhe ketu tek ne. Ketu tek ne mediat dhe gazetaret censurohen rrihen kercenohen dhe madje edhe mund te vriten nese e kerkon nevoja e pushtetit dhe krijohen mundesite. Fundja nje regjim qe vret 4 protestues ne mes te dites nuk e ka per gje qe te eleminoje fizikisht ne menyre te fshehte mafioze gazetare te rrezikshem per pushtetin.
Per me shume ashtu si regjimi i Tripolit regjim i Tiranes tentoi edhe publikisht/institucionalisht te persekutonte gazetare nen pretendimin e vjeter komunist te grupit te pucisteve. Besoj se Ambasadorit Amerikan eshte ne dijeni te ketyre fakteve kur vlerson demokracine ne Shqiperi. Ambasadori Amerikan ka shume te drejte gjithashtu edhe kur deklaron se Shqiperia ashtu si Libia nuk eshte shtet i deshtuar. Shtetet ndahen ne kater kategori 1 shtete te zhvilluara 2 shtete ne tranzicion 3 shtete ne zhvillim dhe 4 shtete te deshtuara. Tek shtetet e deshtuara futet Somalia Etiopia dhe te gjitha ato shtete qe nuk kane potencial as per tu zhvilluar. Normalisht Ambasadori nuk mund te na krahasonte me Somaline.
Ne vazhden e menyres se vleresimit te demokracise me kutin e Ambasadorit Amerikan ne mund te permendim edhe faktin qe ne Shqiperi njerezia proteston. Per Ambasadorin kjo do te thote demokraci. E njejta gje ndodh edhe ne Libi bile ne Libi protestohet me kallashnikov AK-47 dhe krijohen formacione te mirfillta ushtarake nga protestuesit kunder pushtetit.
Mos valle diplomacia nderkombetare ecen me shprehjen qe perdorej shpesh nga profesori im i nderuar Mohsen M. Milani se ndryshmi midis nje vepre kriminale dhe nje revolucioni qendron ne faktin se revolucionet triumfojne dhe se ato revolucione qe nuk triumfojne konsiderohen vepra penale shte e cuditshme se si Libia nga pikpamja e Ambasadorit eshte kaq e zhvilluar ne aspektin e demokracise dhe lirive te individit per mos ti kujtuar ketu Ambasadorit protestat ne 2008-2009-en e grupimit anti-Washington Tea Party anembane Amerikes ku njerezit shfaqeshin me arme zjarri ne brez nje e drejte kjo qe rridhte nga Amendamenti II i Kushtetutes Amerikane.
A nuk duket sikur Shqiperia Libia dhe Amerika kane standarde te larta persa i perket se drejtes per te protestuar Diferenca e vetme eshte se ne Shqiperi dhe Libi protestuesit vriten dhe bambardohen nga forcat qeveritare.
Ne vazhdim regjimi i Berishes ne Tirane eshte i njejte me regjimin e Gadafit ne Tripoli si ne aspektin institucional dhe ne ate psikologjik apo ne ate qe ka lidhje me mentalitetin e drejtimit te vendit. Faktet tregojne se pas rrezimit te komunizmit per 20 vite me radhe Shqiperia eshte qeverisur nga tre Gadafe te se njejtes tufe dhe ky qe eshte sot ne pushtet eshte kryeGadafi 20 vjecar qe synon te arrije rekordin 40 vjecar te Gadafit te Tripolit. Gjate ketyre 20 viteve te sundimit te familjes se Gadafeve ne asnjehere nuk kemi pasur zgjedhje demokratike dhe te lira dhe kete e konfiromojne te gjitha burimet dhe kancelarite e huaja.
Gadafet e Shqiperise ashtu si Gadafi i Tripolit flasin shume per demokracine institucionet dhe pushtetin e popullit. Por per 20 vite me radhe ashtu si pushteti familjar dhe klanor i Gadafi te Tripolit Gadafet tane vetem sa nderronin rolet por jo synimin e pushtetit te tyre te perbashket familjar dhe klanor. Ne Libi kemi djalin e Gadafit se bashku me kryetaret e disa klaneve kurse ne Shqiperi kemi gocen dhe djalin e kryeGadafit bashke me kreret e klaneve Nano dhe Meta. Analizojini ne aspektin ekonomik dhe politik dhe do te shihni qe nuk ka as me te voglin ndryshim midis struktures dhe qellimeve te parise se Tiranes dhe asaj te Libise.
Persa i perket mentalitetit politik te regjimit mund te themi se ai eshte me i ngjashem se cdogje tjeter. Ne shkencat politike ne fushen e politikave te krahasuara si nje metode shkencore per studimin e aktoreve dhe fenomeneve politike politologet fokusohen tek studimet e thelluara te nje ngjarje apo ne krahasimin e detajuar te saj me nje ngjarje tjeter. Mjafton te krahasojme siperfaqesisht reagimin e regjimit te Gadafeve ne Tirane ne lidhje ngjarjet e 21 Janarit me reagimin e regjimit te Gadafit te Tripolit ne lidhje me protestat opozitare ne Libi per te kuptuar ngashmerine e theksuar te mentaliteteve te dy regjimeve.
Ashtu si regjimi i Tiranes edhe regjimi i Tripolit vrau protestuesit e pafajshem. Ne Tirane fillimisht kryeGadafi reagoi plot djallezi duke ia faturuar vrasjen e protestuesve opozites dhe liderit te saj. Por pasi u zbulua nga mediat se vrasjen e kryen forcat qeveritare kryeGadafi dhe Gadafet e tjere filluan te akuzonin protestuesit si element kokepalare hajdute kriminele dhe njerez te blere nga opozita per interesa anti-shqiptare dhe per te prishur imazhin e Shqiperise ne bote. Ne te njejten linje edhe Gadafi i Libise i quajti opoziten dhe protestuesit kriminele te droguar qe duan te rrezojne rendin kushtetues dhe te nxijne imazhin e Libise ne bote.
KryeGadafi i Shqiperise premtoi publikisht se do te vriste jo 4 por 300 njerez nese sulmoheshin institucionet dhe rendi kushtetues i regjimit. Te njejten linje vazhdonte edhe Gadafi i Libise kur deklaronte para disa ditesh se do te luftonte deri ne fishekun e fundit dhe se do ta shnderronte Libine ne nje det me gjak.
Gjithashtu fill pas protestes kryeGadafi i Shqiperise deklaronte se kishte marre me qindra mijera telefonata nga qytetare per te ardhur ne mbrojtje te institucioneve te regjimit. Te njejten gje do te deklaronte edhe simotra Gadafi e regjimit te Libise kur deklaronte se nga te gjitha anet e Libise po vinin qindra dhe mijera autobuze me Libian qe do te mbronin institucionet e regjimit te Gadafit. Me pak fjale si Gadafi i Libise dhe kryeGadafi i Shqiperise jane te gatshem ta cojne vendin drejt nje lufte civile vetem e vetem per te mbajtur pushtetitn.
KryeGadafi i Shqiperise e kishte bere kete gje edhe ne vitin 1997 por qe fatkeqesisht u harrua nga shoqeria. Ne nje kohe kur po varroseshin viktimat e krimit qeveritar kryeGadafi i Tiranes deklaroi se do te sillte ne Shqiperi kengetaret e famshme si Shakira dhe Lady Gaga. Te njejten gje po organizonte edhe djali i Gadafit te Tripolit i cili bazuar ne burimet konfidenciale te medias Amerikane kishte filluar negociatat per te sjelle ne Libi kengetare te famshem te botes. Keto jane vetem disa element qe vertetojne mentalitetin e simotrave Gadafi te Shqiperise dhe Libise.
Deklarata dytesore dhe pathosi i tyre vertetojne nje ngjashmeri edhe me te madhe qe ju duhet ta keni kuptuar tashme.
Por pavaresisht ketyre fakteve cfare duhet te beje shoqeria dhe opozita Shqiptare. Une besoj fuqishem se shoqeria civile dhe opozita duhet te cojne deri ne fund permes cdo sakrifice ate kauze per te cilen derdhen gjakun Faiku Ziveri Hekurani dhe Aleksi. Ne duhet te bejme kedo te kuptoje se jeta e nje Shqiptari te vetem vlen shume here me shume se vlera e kulltukut te kryeGadafit dhe Gadafeve simotra te kujtdo vendi dhe cilesdo kohe. Nese e leme pergjysem kete qe kemi nisur athere ne do ti tregonim botes mbare dhe brezave qe do te na pasojne se ne jemi nje shoqeri primitive pa integritet dhe kurajo morale perderisa jeta e cdo pjesetari te kesaj shoqeria nuk vlen me shume se vlera e nje kolltuku apo e nje rroge ne administrate.
Dje fati i zi i ra Faikut Ziverit Hekuranit Aleksit dhe familjeve te tyre dhe qindrave te tjereve. Po neser bashkekombasit e mi kush e ka radhen Me siguri perseri dikush mes jush/nesh Si kudo anembane botes fatin tuaj e shkruani VETM ju dhe askush tjeter aq me keq Gadafet dhe soji i tyre