E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilaci që lufton cdo virus

Një metodë e re mjekësore mund të jetë më e efektshme se antibiotikët në luftën kundra sëmundjeve virale. Metoda përdorë sistemin e vetëmbrojtjes të qelizave në mënyrë që qeliza e infektuar të kryej vetëvrasje, duke parandaluar përhapjen e virusit. Testimet laboratorike të ilacit të ri e shëruan miun e infektuar.

Viruset funksionojnë duke u futur në një qelizë, në të cilën komprometojnë funksionin e saj natyral. Qeliza e infektuar fillon e shumohet duke shumuar edhe virusin në këtë mënyrë. Kur virusi përfundon të kopjoji veten, shkatërron qelizën duke dalë prej saj.

Qelizat njerëzore kanë sistemin e vet të mbrojtjes, me anë të proteinave shkatërrojnë shiritin e dyfishtë të RNA (dsRNA) të virusit, duke e parandaluar replikimin e tij.

Ilaci i ri kombinon ato proteina me një tjetër proteinë, e cila shkatërron dsRNA-në e virusit në mënyrë më efikase. Ilaci quhet DRACO (Double-stranded RNA activated Caspase Oligomerizer).

Kur një ekstrem i DRACO-s lokalizon dsRNA , sinjalizon ekstremit tjetër të shkaktojë vetëvrasjen e qelizës. Qeliza vdesë përpara se virusi të marrë kontrollin dhe ta vras si do që të jetë.

Ilace të tjera ndalojnë viruset të shumohen duke modifikuar ADN-në dhe me anë të krijimit të disa enzimave ndalojnë shumimin e virusit. Por viruset janë gjallesa të cilat evoluojnë dhe i rezistojnë këtij lloji trajtimi.

Terapia DRACO mund të jetë e efektshme, sepse nuk sulmon vetëm virusin por edhe qelizën.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›