Universitetet, shtohen kuotat e pranimit, edhe 1300 të reja
TIRANE- Rriten kuotat e pranimit për në universitetet publike për vitin akademik 2011-2012. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kuotat e pranimit janë rishikuar sërish dhe është vendosur një rritje prej 1300 vendesh më shumë. Që do të thotë se të rinjtë do të kenë më shumë mundësi për t'u bërë fitues i një prej preferencave të kërkuara.
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është vendosur që kuotat e pranimit për ciklin e parë për studentët brenda territorit të vendit do të jenë në total 25.143, ndërsa në vendimin e mëprashëm ishin 23.843.
Ndërkohë që qeveria ka vendosur të aplikojë lehtësi edhe sa u përket tarifave të shkollimit për disa kategori studentësh që vijnë nga shtresa sociale në nevojë. Kështu, për herë të parë, do të përjashtohen nga tarifat e pagesës së shkollimit edhe fëmijët që vijnë nga familje me prindër shurdh/memecë apo invalidë. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur këtë favor e përfitonin vetëm ata studentë që e kishin vetë këtë status.
Mësohet se tarifat e shkollimit kanë pësuar një rritje fare të vogël, që është e barabartë me inflacionin vjetor që sipas specialistëve është i paevitueshëm.
Studimet me kohë të pjesshme gjatë vitit të ri akademik do të mund t'i ndjekin mbi 9 300 kandidatë nga 8360 që ishin një vit më parë. Edhe për këtë sistem studimi, pjesa më e madhe kuotave do të jenë për Universitetin e Tiranës, rreth 3 mijë të tilla. Ndërsa pjesa tjetër e kuotave të pranimit do të jetë pothuajse e ndarë në mënyrë të barabartë me nga rreth 1 mijë kuota për Universitetin Bujqësor dhe po kaq edhe për atë të Elbasanit, Shkodrës, Vlorës e Durrësit, atë të Elbasanit, Shkodrës, Vlorës e Durrësit.
(s.g/GSH/BalkanWeb)