E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seul, spital për mjekimin e varësisë nga interneti!

SEUL- Varësia nga interneti në Korenë Jugore po bëhet përherë e më shumë një problem i madh për shkak të së cilës është hapur edhe një spital për mjekimin e varësisë nga interneti dhe nga lojërat video.
Spitalin "Save brain" (Të shpëtojmë trurin) e drejton Lee J. Von, i cili thotë se mjekimi fillon me një skanim të trurit për të konfirmuar se cilat zona devijojnë nga funksionimi normal.
Pasi caktohet diagnoza e pacientëve, atyre u jepen antidepresivë dhe u shënohet terapi për rregullim të disfunksioneve trunore.
Lee vlerëson se ekzistojnë dy lloje varësish nga interneti, njerëz të tërhequr, të cilët më tepër dëshirojnë anonimitetin virtual nga realiteti dhe njerëz të cilët i tërheq dhuna dhe iluzioni.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›