Anonymous sulmon faqen e ministrit të mbrojtjes të Sirisë
Grupi i Hacker-ave i njohur si Anonymous, duket se ka sulmuar faqen e internetit të ministrit të mbrojtjes të Sirisë. Faqja e internetit është ndryshuar me një imazh mirëseardhje nga grupi i Hacker-ave, me ngjyrat jeshile, të bardhë, me shirita të zi dhe yllin e kuq të flamurit Sirian. Pas disa minutash u shfaq edhe logo e grupit në mes të flamurit, mbi tekstin në arabisht dhe anglisht:
“Popullit sirian: Bota qëndron në kruan tuaj kundra regjimit brutal të Bashar Al-Assad. Dijeni se koha dhe historia janë në krahun tuaj. Tiranët e përdorin dhunën sepse nuk kanë asgjë tjetër. Përshëndesim vullnetin tuaj për të qenë jo të dhunshëm, në të kundërt me brutalitetin regjimit. Admirojmë dëshirën tuaj për drejtësi, që nuk është kthyer në hakmarrje. Të gjithë tiranët do të bien dhe falë guximit tuaj Bashar Al-Assad do të jetë i rradhës.
Ushtrisë së Sirisë: Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e popullit sirian dhe kushdo që ju urdhëron vrasjen e grave dhe fëmijëve meriton të dënohet për tradhti. Asnjë armik i jashtëm nuk do të mund ti bënte Sirisë aq dëme sa i ka bërë Al-Assad. Mbroni vendin tuaj, ngrihuni kundra regjimit! – Anonymous”
(a.h/BalkanWeb)