Ildi Markaj: Si na masakroi në pritë fisi Përmakaj
PUKE - Përmakajt masakruan familjen time. Në momentin që breshëritë e plumbave goditën mikrobusin, në makinë ndodhej xhaxhai im, Paulini; bashkëshortja e tij me gjithë djalin, unë dhe vëllai im, Alfonsi. Në pritë ishin 5 persona të fisit Përmakaj. Xhaxhai im u plagos rëndë. Ai na tha: ‘Unë po dal nga makina që të vritem, ndërsa ju ikni, shpëtoni’”. Kështu pohoi dje për “Gazeta Shqiptare”, Ildi Markaj, i cili i mbijetoi tragjedisë së ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në fshatin Mardhnac të rrethit të Pukës. Ndërsa ka parë të vëllanë dhe gruan e xhaxhait të larë në gjak, Ildi Markaj ka shpërfillur vdekjen. “Ndërsa plumbat na binin sipër kokës, dola nga makina. Iu drejtova njërit prej pjesëtarëve të pritës dhe u thashë: ‘Mos qëlloni më. Ata që deshët të vrisnit i vratë të gjithë’”, - rrëfen nipi i dy viktimave; Paulin dhe Hil Markaj. I riu sqaroi se pjesëtarët e fisit Përmakaj që u kishin zënë pritë qëlluan fillimisht me automatik xhaxhain e tij Paulinin dhe pasi e lanë të vdekur e qëlluan sërish me pistoletë. Pas ceremonisë mortore që u bë pasditen e djeshme në fshatin Mardhnac, Bardhok Marku, vëllai i Paulin dhe Hilë Markajt i bëri apel shtetit shqiptar. “Të ndëshkohen maksimalisht vrasësit. Shteti të vërë në pranga dy autorët kryesorë të ngjarjes: Sokol e Anton Përmakaj (ky i fundit, kryeplak i fshatit Mardhnac)”, -tha Bardhok Marku. Dje, reagoi dhe deputeti socialist i zonës, Ndue Kola, i cili ishte i pranishëm në varrimin e dy vëllezërve të vrarë të fisit Markaj. “Ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin më. Vrasja e dy vëllezërve Markaj nuk ishte në emër të Kanunit, pasi Kanuni u përdhos. Puka, asnjëherë nuk ka përjetuar ngjarje të tilla të shëmtuara”, - u shpreh Kola.
VARRIMI
Familja Markaj hap dyert e mortit. Vaji i grave dje tundte nga themelet shtëpinë e Hilë Markajt. Rreth orës 17:00, qindra të afërm, miq, të njohur dhe banorë të zonës morën pjesë në varrimin e 45-vjeçarit Paulin Markaj dhe 58-vjeçarit Hilë Markaj. Tejet të tronditur, të afërm të kësaj familjeje të masakruar për motive pronësie, por edhe banorë të zonës, u bënë apel strukturave shtetërore që të arrestojnë vrasësit dhe të marrin masa për vendosjen e rendit e të sigurisë.
POLICIA
Ngjarja e ndodhur në fshatin Mardhnac ka ngritur në këmbë policinë. Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës dhe ato të FNSH-së po punojnë intensivisht për vënien në pranga të autorëve të masakrës. Ndërkohë, hetues të çështjes bëjnë me dije se blerja e një copë toke 6 vite më parë nga familja Markaj, vetëm pak metra larg shtëpisë së familjes Përmakaj është pikënisja e konfliktit që shënoi dy të vdekur dhe tre të plagosur. Mësohet se bagëtitë e familjes Përmakaj kanë kullotur në tokën që familja Markaj kishte blerë. Të zotët e tokës nuk kanë dashur që të lejonin bagëtitë të hynin në tokën e tyre. Ndërkaq, njëri nga autorët e vrasjes, Seferin (Fran) Përmakaj ka rrëfyer në Policinë e Shkodrës mbi konfliktin mes dy familjeve. “Unë kam qëlluar dhe kam vrarë Paulinin. Nuk e di se kush ka qëlluar mbi Hilë Markajn. Ata na e kanë ba për borxh. Na kanë koritë dy herë në sy të njerëzve. Nuk mund të vazhdonim të jetonim të koritun”, - ka thënë 33-vjeçari. Ai ka pohuar se para një muaji, pjesëtarë të dy fiseve janë rrahur në qendër të Pukës dhe se të dyja palët kanë përfunduar në polici. Ndërsa, pak ditë më parë meshkujt e dy fiseve janë përleshur në Kamëz, dhe sërish kanë përfunduar në polici. Në të dyja rastet, familja Përmakaj e ka konsideruar veten të fyer dhe të koritur, ndaj kanë vendosur që të hakmerren. Policia ka mundur të arrestojë dy prej autorëve të krimit, ndërsa ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Sokol e Anton Përmakaj. Sipas policisë, dy personat në fjalë kanë qenë të dënuar më parë për vrasje, njëri në Tiranë dhe tjetri në Greqi.
(A.Mehaj B.Shllaku/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera NGJARJA