E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasijas e Ksavi: Një shans për në histori

KIEV - Nisemi si të barabartë. Një ditë para finales së Europianit, trajneri i Spanjës Vicente Del Boske përsërit se ndeshja e sotme ndaj Italisë nuk do të ketë favoritë. I të njëjtit mendim edhe Iker Kasijas, një nga më të mirët e kësaj Spanje. 

“Italianët e ndryshuan lojën dhe e kanë merituar finalen. Nuk kemi menduar kurrë se jemi favoritë, por gjithsesi do të përpiqemi të mbrojmë titullin e 4 viteve më parë. Më pas fituam edhe Botërorin, gjë që ishte e pabesueshme. Në këtë pikë, mendoj se e kemi shkruar historinë”, thotë Kasijas. 

Ndërkohë, Ksavi Hernandez nuk kërkon të ndalet me kaq. “Në grup flitej për atë barazimin 2-2, por ne bëmë detyrën dhe s’jemi penduar. Tani kemi shansin për të bërë historinë dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar”, thotë ai.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›