E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Xhandarët serbë do ta shkelin betimin

PRISHTINE - Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi deklaroi se askush nuk duhet të frikësohet nga betimi i xhandarëve serbë, për të luftuar dhe vdekur për Kosovën.

Në një deklaratë për “Koha Ditore”, Rexhepi u shpreh i sigurt se një betim i kësaj natyre do të shkelet, ashtu siç janë shkelur edhe shume betime të tjera nga ultranacionalistët serbë.

“Megjithëse kjo është çështje e brendshme e tyre, unë jam i sigurt se xhandarmëria serbe do ta shkelë betimin që ka dhënë. Sa herë janë betuar, ata kanë dështuar. Kjo është në traditën e tyre”, - deklaroi ministri.

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe e kanë dhënë “betimin për Kosovën”, gjatë shënimit të 152-vjetorit të formimit. Në një pjesë e tekstit të betimit thuhet “Pa Kosovën nuk ekziston as populli im serb; pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime; pa Kosovën nuk ekzistoj as unë...”. 

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Serbi, betim i ri i xhandarmërisë: 'Pa Kosovën s'ekzistoj as unë'

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›