E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Kandidatët e Partisë Socialiste të mos i zgjedhë një njeri

TIRANE - Deputeti i PS-së në qarkun e Beratit publikon kriteret dhe mënyrat se si duhet të zgjidhen kandidatët e rinj për deputetë në zgjedhjet e 2013-ës. Ai apelon se lista e kandidatëve duhet të kalojë në skaner përmes krijimit të një strukture të re dhe se emrat nuk duhet t’i zgjedhë vetëm një njeri i vetëm. Ai e kategorizon si një kriter të fortë, moralin e pacënuar të kandidatit të ardhshëm dhe shkëputjen e tij nga aktivitetet e biznesit. 

Z. Braçe sugjeron në rrjetin social “Facebook” se si duhet të jenë dhe të përzgjidhen ligjvënësit e rinj të PS-së. “Në mënyrë unanime: Të mos i zgjedhë një njeri i vetem, por vendimi të mos jetë edhe atribut i një grupi të vogël njerëzish në drejtimin qendror apo vendor të Partisë. Në mënyrë UNANIME: Të pyetet anëtaresia e PS-së, në rang kombëtar apo qarku por duke nisur nga anëtari i thjeshtë, në organizatë, komune, bashki, rreth; të votohen në anëtarësi me “një anëtar një votë”; madje të mund të organizohen primare, në rang kombëtar apo qarku”, - shkuan Braçe në Facebook. Anëtari i kryesisë së PS-së bën të tjera sugjerime mes të cilave sipas tij duhet t’i jepet prioritet përfaqësimit të zonave vendore duke kufizuar përfaqësimin me njerëz të importuar e pa asnjë lidhje me zonën ku kandidohen. 

(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›